Akifi arrin të kthehet në shtëpi pas aksìdentimit që i ndodh, pasi Nebahati ndjen kèqardhje për të. Por, edhe pse e ka marrë në shtëpi, ajo nuk mendon aspak t’ia falë tràdhtinë me Suzanën, derisa Akifi e bind se nuk ka qenë një lidhje e mirëfilltë me të por Suzana e ka thënë nga xhelòzia që ai nuk është divòrcuar. Pas atyre fjalëve, Nebahati e fal dhe vendos t’i japë një tjetër mundësi martesës së tyre. Çaste më vonë, Nebahatit i shkon pranë Shengyli për t’a pyetur për paratë që ajo i premtoi se do merrte.
Shengyli i tregon për shpenzimet që ka bërë duke u bazuar në ato para por Nebahati nuk e merr aspak parasysh. Ajo thotë se nuk është përgjegjësi e saj që Shengyli ka bërë një màrrëzi të tillë, por Akifi, e bind t’i shkojë nga pas e t’a marrë me të mirë sepse tani Shengyli di sèkretin e madh, atë të vràsjès së Veliut. Nebahati menjëherë i shkon nga pas Shengylit dhe për t’a lumturuar, i dhuron shumë nga rrobat e saj, përfshirë edhe të Melisës, që ato nuk i veshin më. Shengyli i merr dhe largohet që aty.
Teksa kthehet për në shtëpi, ajo takon rastësisht Suzanën dhe ndalon për t’i treguar që Akifi me Nebahatin janë kthyer me njëri tjetrin sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ajo e nxìt kùndër tyre dhe i ofrohet për t’i dhënë çdo informacion se çfarë ndodh në shtëpinë e Atakullëve. Ndërkohë, vajza e Akif Atakullit, Melisa, ndodhet në shkollë kur merr një propozim të paprìtur nga Berku, që i ka bërë dhuratë një vàrëse shumë elegante. Me shumë mirësjellje, Melisa e refuzon propozimin e Berkut por premton se do mbeten shokë.
Ajo largohet ndërsa Berku nga pas përplàs kutinë e dhuratës në tokë, gjë që e lumturon shumë Ajbykenë, e cila e ndjèk gjithë situatën dhe gëzohet që edhe Berku po lèndohet. Pas atij momenti aq me rëndësi për secilin prej tyre, Ajbykeja kthehet në shtëpi. Ajo gjen rroba dhe këpucë të reja, por Shengyli nuk i tregon që ia ka dhënë Nebahati. Shengyli e bind Ajbykenë se ato rroba i ka blerë tek të përdorurat, pasi gjòja ishin në gjendje të mirë dhe menjëherë, Ajbyke zgjedh prej tyre një palë atlete për shkollë, që në të vërtetë kanë qenë të Melisës.