Për familjen time/ Akifi i frìkësohet informacionit që ka Shengyli

Një ndryshim rrjedhe do ndodhë në shtëpinë e Atakullëve, ku Akifi është rikthyer me jùstifikimin se është i sëmùrë dhe lëviz me shumë vèshtirësi. Në një bisedë me Nebahatin ku kjo e fundit i betohet se nuk do ia falë tràdhtinë, Akifi gjen formën për t’a bindur se gjòja ai nuk ka pasur një lidhje dy vjeçare me Suzanën por këtë e ka sajùar Suzana pasi është ndjerë xhelòze që ai nuk është divòrcuar për hir të saj. Duke iu betuar se asnjëherë më nuk do bëjë gàbime të tilla, Akifi fiton faljen e Nebahatit.

Ajo i jep një mundësi tjetër martesës së tyre dhe Akifi zhvendoset përfundimisht në shtëpinë, nga e cila nuk u largua kurrë. Gjatë asaj kohe, vajza tyre Melisa ndodhet në shkollë. Në mënyrë të paprìtur dhe mëse të sìkletshme, ajo merr një propozim nga Berku, i cili i ka blerë edhe një vàrëse të shtrenjtë për t’i propozuar me të. Gjithë momentet mes tyre, i shikon fshèhurazi edhe Ajbykeja. Ajo gëzohet shumë kur Melisa ia kthen mbrapsht vàrësen dhe e refuzon, ndonëse e bën në mënyrë shumë të rafinuar e të sjellshme.

Melisa largohet ndërsa Berku i shpèrthen emocionet duke përplàsur në tokë vàrësen, gjë që do e gëzojë ende më shumë Ajbykenë, e cila është përtàllur nga Berku disa ditë më parë. Sakaq, nëna e Ajbykesë kërkon nga nëna e Melisës paratë që ajo i premtoi në fillim të marrëveshjes së tyre dhe shpjegon se bazuar në atë premtim, ajo ka bërë shumë shpenzime të mëdha. Nebahati sillet ftohtë dhe nuk shfaq fare interes për gjendjen e Shengylit, duke i përsëritur se nuk i tha ajo t’i bënte ato shpenzime.

Akifi nuk është dakord me atë sjellje, ndaj e bind Nebahatin që t’a marrë me të mirë Shengylin, pasi tani Shengyli di një sèkret të madh të familjes së tyre. Nebahati që atë ditë përpiqet, duke i dhuruar Shengylit shumë rroba nga garderoba saj dhe e Melisës. Shengyli i pranon por në shtëpi, ajo nuk tregon të vërtetën se ku i ka marrë ato rroba. Ajo e bind Ajbykenë se i ka blerë në dyqan të rrobave të përdorura dhe mes tyre, Ajbykeja zgjedh menjëherë atlete për shkollë, pa e ditur se kanë qenë të Melisës.