Feriti qëndron përballë gjithë ekipit pólicor, duke shpjeguar se i duhet të largohet për shkak të misionit sékret që ka marrë përsipër. Gjatë kohës që ai flet, për Aishen do vijë një telefonatë, në të cilën e lajmëron dadoja e Dodosë, se vajza ka humbur. Dodoja i është vënë nga pas me biçikletë një maceje dhe ka përfunduar në një vend nga ku nuk di të kthehet. Aishen e zè panìku por Feriti i qëndron bashkë dhe me makinën e tij, dalin për t’a kërkuar. Ibrahimi ndërkohë, qëndron në kómisariat dhe vazhdon kërkimet ndërmjet kompjuterit.
Ai arrin të gjejë një shenjë nga Dodoja, gjë që edhe Aishen edhe Feritin e qetëson, si dhe krijon hapësirën e mjaftueshme që Feriti të shprehë mendimin e tij, se si Dodoja nuk ka ngjarë fare as nga Aisheja as nga Koraji por ka një temperament që më shumë do i shkonte të ishte vetë vajza tij. Fjalët e Feritit do bien si bòmbè për Aishen, por ajo gjithsesi nuk do reagojë fare. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani, që nga sedra, pranon të lozë me Nanën dhe fëmijët e rrugës, pranë të cilëve e gjeti atë. Por gjatë lojës, Jamani aksídentalisht e léndon atë.
Nga një top që i prek fytyrën, Nanës i rrjedh hunda gjàk dhe Jamani e merr veçmas për t’a parë nëse ka nevojë për spítal apo jo. Teksa qëndrojnë aty veçmas, Nana e pyet përse ai e urrèn kaq shumë, gjë për të cilën ai thotë me bindje se nuk e urrèn fare. Sëbashku, ato kthehen në shtëpi pasi blejnë dhe një top për Jusufin, me të cilin do vazhdojnë lojën. Loja dhe hareja tyre do rrisë ende më shumë mllèfin e Ajnurit ndaj Nanës dhe me gojën plot do shprehet se Nana po bën çdo gjë për të qenë zonja e asaj shtëpie dhe e pasurisë që Jamani zotëron.
Fjalët e saj i hedh tótalisht poshtë Neslihani, e cila as që e lejon të komentojë më tepër. Sakaq, loja e tyre përfundon dhe Nana rikthehet brenda në shtëpi. Ajo merr një telefonatë nga Idrisi, i cili ndërmjet një spíúni ka mësuar se Nana ka luajtur me Jamanin atë ditë. Për herë të parë, Idrisi e kèrcènon Nanën, duke i thënë se ka vetëm dy javë kohë për të përfunduar misionin për çfarë është futur në atë shtëpi. Pas dy javësh, nëse ende nuk e ka kryer misionin, ai do i tregojë Jamanit të vërtetën se kush është ajo.