AMANETI/ Jamani léndon aksídentalisht Nanën

Jamani shkon t’i japë portofolin Nanës pasi i ra aksídentalisht në zyrën e tij por e gjen duke luajtur me top me disa fëmijë të rrugës. Paprítur e pa menduar, edhe Jamani qëndron në mesin e tyre, për të luajtur edhe ai, sepse Nana e vë me shpatulla pas muri duke e prekur në sedër, para gjithë fëmijëve. Teksa luajnë të gjithë sëbashku, Jamani paqëllim e léndon Nanën, duke i rënë me top në fytyrë. Hunda i rrjedh menjëherë gjàk dhe ai shqètësohet për të, ndaj e lënë lojën dhe ulen në një stol pranë për të shikuar gjendjen e hundës së saj.

Nana nuk ankòhet për gjàkderdhjen, por e pyet Jamanin përse ai e urrèn kaq shumë, gjë për të cilën Jamani përgjigjet duke thënë me gojën plot se nuk e urrèn fare. Gjatë qëndrimit të tyre në atë vend, një i panjohur i fotografon nga larg por asnjëri prej tyre nuk e vëren. Ato rikthehen një shtëpi pranë Jusufit, me një top që kanë blerë për të luajtur edhe me të. Ajnuri, motra e Xhengerit i shikon plot mllèf nga dritarja e shtëpisë dhe thotë me bindje se Nana synon vetëm pasurinë e Jamanit, të jetë zonja e asaj shtëpie.

Diçka të tillë, Neslihani ia kúndërshton me bindje ende më të fortë se ajo e Ajnurit, ndërkohë që Nana vazhdon lojën. Në përfundim të lojës, ajo merr një telefonatë nga Idrisi. Personi që i ka fotografuar ka qenë njeri i Idrisit, i cili tanimë, me foton në dorë, bindet se Nana e ka harruar misionin për çfarë ka shkuar në atë shtëpi. Idrisi i betohet Nanës se nëse brenda dy javëve nuk do e përfundojë misionin për çfarë ka shkuar fillimisht, atëherë ai do i tregojë Jamanit gjithë të vërtetën e saj.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti, që po përshëndetet me gjithë ekipin, duke u treguar se e ka marrë përsipër misionin sékret. Gjatë kohës që ai po flet, Aisheja merr një telefonatë nga dadoja e së bijës, që e paníkosur i thotë se ajo ka humbur. Feriti shqètësohet në çast, sapo e dëgjon, dhe bashkë me Aishen dalin për të kërkuar, ndërkohë që nga kómisariati vazhdon edhe Ibrahimi me kërkime në formë tjetër. Ajo që do e lërë Aishen pa fjalë, është deklarata e Feritit, që thotë se vajza nuk i ka ngjarë fare as Aishes as Korajit por ka një temperament si të ishte vajza së tij.