Sedati, Muzo dhe Selena futen në zyrën e babait të tyre pasi mësojnë se ai ka vendosur t’i shesë hotelet. Sedati merr përsipër çdo fàj të tyre, duke kërkuar nga i ati që të mos i dënòjë të gjithë për fàjet që ka bërë vetëm ai, por Rafeti nuk tërhiqet nga vendimi i tij dhe për më tepër, u ulèret fëmijëve. Në atë moment, në zyrë do futet Gylxhihana, pa trokitur fare. Para Rafetit, ajo grìs letrat e divòrcit që njëherë i firmosi, duke mos e menduar aspak më gjatë.
Ajo thotë se ka vendosur të mos ndahet dhe do e zvàrrisë gjýqìn edhe sikur të zgjasë me vite dhe se tanimë do jetë në krye të fëmijëve e familjes, me apo pa aprovimin e Rafetit. Të gjithë fëmijët i gëzohen shumë rikthimit të nënës së tyre, ndërsa ajo prej tyre kërkon që të mos bëjnë më gàbime, pasi nuk do mundet t’i mbrojë dot më. Sapo dalin që aty, Sedatin e telefonon Ferideja, e cila i kërkon t’i shkojë pranë sa më shpejt sepse ka për të folur diçka me rëndësi. Pas asaj telefonate, Sedati merr një tjetër telefonatë, tanimë nga Xhana.
Ajo i kërkon gjithashtu të takohen, duke i thënë se duhet të shohin për një shtëpi ku do jetojnë pasi të vijë në jetë fëmija i tyre por Sedati e anashkalon duke i thënë se janë ujërat e tràzuar në shtëpinë e tij dhe nuk del dot. Sakaq, ai mbërrin në shtëpi dhe futet në dhomën e Feridesë, ku menjëherë do marrë një shùplakë të paprìtur nga ajo. Ferideja e dètyron të flasë e të tregojë se si i ka thënë Xhanës se do ndahet nga Nalani, por betohet se e ka bërë vetëm që Xhana të mos i tregojë Nalanit për fëmijën që pret. Edhe kësaj rradhe, Ferideja zgjedh t’a besojë.
Ajo thotë se është hera e fundit që do e ndihmojë, në të kùndërt do marrë Nalanin dhe do largohet. Sipas planit që bëjnë, Sedati fton Nalanin për darkim atë natë, por Nalani ka lënë takim me Hajriun dhe e refuzon Sedatin, derisa Ferideja këmbëngul aq shumë saqë ajo dètyrohet të pranojë. Paralèlisht, Rafeti po takohet me Emirin. Para Rafetit, Emiri pranon se ai nuk ka qenë i denjë për Selenën sepse e ka tràdhtuar, siç dhe Rafeti e di, por duke pranuar gàbimet si dhe ndryshimin, i kërkon Rafetit që t’ia blejë ai hotelet që ka nxjerrë në shitje.