Për familjen time/ Kadiri fàjëson veten që nuk e mbrojti familjen e tij

Kadiri e kupton se situata me Shengylin vetëm sa do rèndohet për shkak të akùzave që ajo u bën, prandaj i lë Ogulxhanit paratë që ka, sepse atij mund t’i duhen, dhe ashtu largohet nga spìtali sëbashku me Omerin, për të bërë denòncimin e duhur në pòlici. Berku ndërkohë, po e pret atë denòncim dhe ndonëse ka shkuar në shkollë si çdo ditë, të gjithë e vërejnë se diçka nuk shkon me të. Situata merr dhenë kur pòlicia mbërrin në shkollë dhe arrèston Berkun por sërish, ato nuk e dinë arsyen përse.

I pari dhe i vetmi person që e mëson arsyen përse, është Melisa, e cila e mëson ndërmjet një telefonate me Kadirin. Sakaq, Omeri me motrat e tij rikthehen në shtëpinë e tyre, në kotec, për të ushqyer Emelin e vogël. Në shtëpi po kthehet e dèrrmuar edhe Shengyli, të cilës dòktoresha i ka thënë se Orhanin po e fusin në sallën e operacionit dhe ekziston një mundësi që ai të mbesë i paralìzuar. Sapo dëgjon zërat e fëmijëve që vijnë nga koteci, Shengyli futet brenda dhe fakti që ato po gatuajnë për Emelin, e bën atë të hùmbasë kontrollin në vete.

Duke i fàjësuar fëmijët se e morën në qàfë xhaxhanë e tyre dhe i shkaktuan atij paralìzën, Shengyli ua hèdh plaçkat në rrugë dhe i dèbon që aty. Omeri fillimisht ia kthen ulèrimën me ulèrimë, më pas merr motrat dhe largohen. Ai i tregon Kadirit se çfarë ndodhi por Kadiri si gjithmonë, përpiqet të mos i nxìsë ato kùndër Shengylit apo kujtdo tjetër. Ai mendon të strehohen tek Mazllumi por ende pa i treguar atij se çfarë hàlli i ka rènë mbi kokë, Mazllumi i tregon se i kanë shkuar vizitë prindërit, motra dhe mbesat.

Rrjedhimisht, Kadiri nuk i thotë asgjë. Me lòt në sy dhe duke u ndjerë i paàftë për të mbrojtur familjen e tij, Kadiri gjen si zgjidhje që të flejnë në një tùalet të madh publik, mjafton që të mos flejnë tòtalisht në rrugë sepse është shumë ftohtë. Ndryshe nga të tjerët, Kadirin nuk e zë gjumi gjithë natën dhe vetëm qàn, por së paku, në mëngjes marrin làjmin e mirë se Orhanit i ka shkuar operacioni shumë mirë dhe nuk ka mbetur i paralìzuar, siç kishin frìkë. Fëmijët gëzohen sinqerisht për xhaxhain por sërish nuk i tregojnë askujt se Shengyli i ka dëbùar.