Jamani dhe Nana vazhdojnë të kontrollojnë në qìlar, ku ajo do rrëzòjë aksídentalisht një enë të mbushur me para të vogla. Ato janë paratë që Jamani ka grumbulluar herën e fundit si fëmijë dhe i ruan si nostalgji. Nana tregon se të njëjtën gjë ka bërë edhe ajo në fëmijërinë e saj, për çdo gjë që ka pasur nevojë të blejë e të ketë. Mes të tjerash, ajo gjen edhe një fotografi shumë të vjetër, ku Jamani paraqitet me vëllezërit e tij, të gjithë ende fëmijë. Edhe pse fëmijë, Nana e dallon menjëherë ku është Jamani.
Ajo thotë se e dalloi lehtësisht nga sytë e tij dhe me aq mbyllet biseda pasi bëhet e síkletshme. Biseda të tjera hapen vazhdimisht dhe pa e kuptuar, Jamanit i shpëton nga goja emri i qytetit ku e ka dërguar Zijain. Edhe Nana edhe ai e kuptojnë menjëherë se çfarë tha por nuk e diskutojnë. Shumë shpejt gjejnë çantën që po kërkonin dhe secili largohet në dhomën e tij. Kur Nana shkon në dhomën e saj, Idrisi e telefonon. Ai kërkon të dijë nëse e ka mësuar vendin e Zijait, por Nanën e zè panìku dhe vetëm hesht.
Për shkak të kèrcènimit që ai i bën, ajo thotë se e ka gjetur por menjëherë pendohet dhe thotë se ka gjetur vetëm rrugën se si do e gjejnë vendin e Zijait. Idrisi tenton t’a kèrcènojë sërish por kësaj rradhe, Nana nuk e lejon. Ajo i kujton atij se është shansi tij i vetëm për hàkmarrjen e Azizit ndaj duhet të mos i përzihet më tepër në punët e saj. Jamani ndërkohë, vendos të vizitojë vàrrin e Seherit, sërish. Me lòtët që i rrjedhin rrëke kur ndodhet para saj, ai i thotë se pret me padurim t’i shkojë asaj pranë.
Në anën tjetër ndodhen punonjësit e kómisariatit, ku mes tyre, Feriti i sqaron Korajit se gjithçka që bëri, e bëri që vajza të mos e kuptonte çfarë babai ka dhe gjithashtu thotë se ai nuk e meriton të jetë babai i saj. Koraji largohet i irrítuar por i shkon nga pas Aishes, si përherë, për t’u vetëofruar për çdo nevojë të saj. Kësaj rradhe, Aisheja flet prèrazi, duke i kërkuar Korajit që të vazhdojë jetën e tij. Atë bisedë të ftohtë por kuptimplotë e dëgjon edhe Feriti dhe për shkak të shpresave që i rikrijohen, ai heq dorë nga misioni sèkret, vetëm që të qëndrojë pranë Aishes.