AMANETI/ Jamani viziton vàrrin e Seherit

Feriti dhe pjesa tjetër rikthehen në kòmisariat por atij i mbetet mendja tek sjellja e Korajit në një moment që duhej shpëtuar vajza vogël, që e pàndeh të jetë vajza e tij. Sipas Feritit, ai as që e meriton të jetë baba. Koraji nuk përgjigjet fare por i shkon nga pas Aishes, e cila po përgatitet që të shkojë në shtëpi me të bijën dhe dadon e të bijës. Koraji si gjithmonë, i ofrohet për t’i blerë gjërat që kanë nevojë për shtëpi dhe për të plotësuar çdo nevojë tjetër të tyren, edhe pse Aisheja vazhdimisht i thotë që nuk ka asgjë nevojë nga ai.

Së fundmi, ajo nuk duron dot më por prèrazi dhe qartazi i kërkon të krijojë familjen dhe jetën e tij, ashtu siç ajo e ka krijuar, pa të. Atë bisedë e dëgjon edhe Feriti dhe në mënyrë të pakontrolluar, ai krijon edhe njëherë shpresa për një të ardhme me Aishen, ndaj dhe heq dorë nga misioni pòlicor që kishte marrë përsipër dhe qëndron në kòmisariat, vetëm për të qenë më pranë saj. Në anën tjetër ndodhet Jamani, që me ndihmën e Nanës po vazhdon kërkimet për çantën e humbur.

Duke kërkuar, ato gjejnë shumë gjëra të tjera, si për shembull një kavanoz të mbushur me para të vogla, që Jamani i ruan si kujtim nga paratë që dikur grumbullonte, gjë për të cilën Nana tregon se ka bërë të njëjtën gjë. Më pas gjejnë një fotografi të hershme ku Nana e dallon menjëherë Jamanin, edhe pse në foto ka qenë veçse një fëmijë. Më pas, Jamanit i rrëshqet nga goja vendi i Zijait dhe të dy e kuptojnë se çfarë sapo ndodhi por asnjëri nuk e komenton. Së fundmi, gjejnë çantën dhe secili largohet që aty.

Jamani largohet fare nga shtëpia, për të shkuar pranë vàrrit të Seherit ku mes lòtësh i tregon se me padurim po pret që të shkojë pranë saj, ndërsa Nana shkon në dhomën e saj ku merr një tjetër telefonatë kèrcènuese nga Idrisi. Edhe pse gjatë gjithë kohës është përpjekur t’a marrë atë informacion, tanimë që e merr, ajo nuk e ndan me Idrisin. Nana sërish thotë se nuk e ka gjetur vendin ku ndodhet Zijai, por njëkohësisht nuk e lejon Idrisin t’a kèrcènojë, duke i kujtuar se ajo është shansi i tij i vetëm për t’u hàkmarrë për Azizin.