Rejhani arrin të zgjohet shumë shpejt dhe pranë vetes gjen Emirin me Kemalin që me padurim presin që ajo të tregojë se çfarë ndodhi. Për shkak se Haxheri i kërkoi falje kur e la në oborr dhe e di që ishte e kèrcènuar nga Nebahati, Rejhani përmend vetëm emrin e Nebahatit. Shumë shpejt, denòncimi shkon në vendin e duhur dhe nga qèlia marrin me fòrcë Nebahatin, ndërkohë që gjithë të tjerat mësojnë se çfarë ka bërë ajo. Gjithashtu, Rejhani shqètësohet edhe për nënën e marrë pèng, atë të Haxherit.
Ajo i tregon Emirit se çfarë ka bërë Nebahati dhe pret nga ai që të vërë dorë në çështjen në fjalë, pasi Haxheri dhe nëna e saj nuk kanë asnjë njeri për t’i mbrojtur. Gjatë asaj kohe, nëna e Emirit, Xhavidana, po bën maksimumin për t’a shfrytëzuar atë situatë. Ajo takohet fshèhurazi me Talazin, që të bëjnë gojarisht një plan për t’i dhënë fùnd njëherë e mirë Rejhanit. Vetëm pasi Xhavidana kthehet në shtëpi, ai i dërgon një mesazh për t’i konfirmuar se i rregulloi të gjitha punët që plani të shkojë me sukses.
Sakaq, në shtëpinë e Kemalit, Narini dhe Erhani gjejnë hapësirën për të folur vetëm me njëri tjetrin. Narini i kërkon të zhdùket menjëherë nga jeta e Ojës, duke qenë e bindur se ai do e lèndojë, ndërsa Erhani nuk bën asnjë hap mbrapa. Madje, thotë me gojën plot se do e dëgjojë me kënaqësi nëse dëshiron t’a zbatojë kèrcènimin e t’u tregojë të gjithëve për të shkuarën e tyre. Narini e quan të pacìpë por nuk e vazhdon dot më gjatë atë bsiedë pasi në shtëpi rikthehet Kemali.
Kemali, i cili nuk ka dëgjuar asgjë nga biseda e Erhanit me Narinin, i drejtohet kësaj të fundit për t’i treguar me kèqardhje se çfarë ka ndodhur me Rejhanin. Pa humbur asnjë çast më tepër, Narini bëhet gadi dhe sëbashku me Kemalin, mbërrijnë në spìtal. Kemali dhe Narini lejohen të futen në dhomën e Rejhanit sepse ai është avòkati i saj por Emiri, është futur fshèhurazi. Ai fshìhet në tùaletin e dhomës kur dëgjon derën që po hapet por pasi mëson se është xhaxhai i tij, del lìrisht dhe të katërt qëndrojnë me njëri tjetrin.