Nalani arrin të dalë fshèhurazi nga shtëpia natën vonë dhe askush përveç Hafizesë nuk e vëren. Ndonëse e vëren, ajo e fshèh nga Ferideja dhe gènjen duke thënë se Nalani po fle në dhomën e saj. Nalani ndërkohë, mbërrin në shtëpinë e Hajriut, të cilit ia shpjegon ardhjen duke i kujtuar se ai nuk iu përgjigj në asnjë telefonatë apo mesazh të saj. Edhe pse Hajriu nuk e fton brenda, Nalani futet dhe përballë njëri tjetrit, debàtojnë mbi veprat dhe fjalët e Nalanit, çfarë i tha Bilurës dhe se çfarë tha Sedati para gàzetarëve, se shpejt do bëhen me fëmijë.
Nalani shpjegon situatën e saj se sa të vèshtirë e ka ndërsa Hajriu kùndërshton e thotë se gjëja më e vèshtirë në atë mes, është se ajo nga momenti në moment mund të ngelë shtatzènë nga Sedati sepse të gjithë presin fëmijë nga ato të dy. Me aq, Nalani largohet. Ajo rikthehet në shtëpi në të njëjtin moment me Sedatin që ishte fshèhurazi tek Xhana. Pavàrësisht se vetë ishte fshèhurazi tek Xhana, Sedati sërish kërkon llògari nga Nalani, e cila hapurazi gènjen duke thënë se ishte pranë Bilurës sepse ajo është ndarë nga i dashuri dhe kishte nevojë për të.
Sedati e dëgjon deri në fund dhe në fund i kërkon që ajo t’a telefonojë Bilurën që t’a konfirmojnë atë që sapo tha. Nalani shtànget e frìkësuar por Sedati nuk e kishte tërë mend, pasi vetëm donte t’i tregonte Nalanit se si është ndjerë ai kur ajo i bënte të njëjtën gjë, por Nalani nuk e lejon t’a krahasojë ai veten me të. Në dhomën tjetër, Rafetin e telefonon Pervina. Ajo i kërkon t’i dërgojë një dòktor sepse është e sëmùrë dhe vetëm dhe Rafeti nuk kursehet aspak. Për më tepër, mëngjesin e të nesërmes shkon t’a vizitojë vetë.
Po atë mëngjes, Selena shkon në kompani të përballet me Emirin, të cilit hapurazi i kërkon të largohet. Emiri e shikon në sy dhe i thotë se është ende e dashuruar ndaj tij por ka frìkë t’ia pranojë vetes. Instiktivisht, Selena ngre dorën për t’a qëllùar me shùplakë, por Emiri nuk e lejon. Sakaq, në shtëpinë e Selenës, Ferideja vëren Nalanin që ndalon të flasë në oborr me Hajriun e më pas del nga shtëpia por nga dýshimet që ai takim i ngjàll, Ferideja fshèhurazi i vihet nga pas, në ndjèkje.