Vajza në dritare/ Nalani nuk i përgjigjet dot pyetjes së Hajriut

Nalani arrin të dalë fshèhurazi nga shtëpia saj, siç dhe kishte planifikuar. Shumë shpejt, ajo e gjen veten duke i trokitur në derë Hajriut ndërsa ky i fundit, vijon të mbajë të njëjtin qëndrim kùndrejt saj. Nalani futet brenda në shtëpi pa ftesën e tij dhe mes tyre, menjëherë nis debàti, ku secili mbron veten. Nalani i shpjegon atij se sa të vèshtirë e ka pozicionin në të cilin gjendet dhe ai duhet t’a mirëkuptojë, ndërsa Hajriu ngulmon se të vèshtirë e ka ai që e shikon dorë për dore me Sedatin dhe nga momenti në moment mund të ngelë shtatzènë.

Hajriu pyet nëse ajo e jep të sigurtë se diçka e tillë nuk do ndodhë, gjë të cilën Nalani nuk e premton dot, ndaj dhe largohet nga shtëpia duke përplàsur derën. Largimin e Nalanit nga shtëpia e ka vënë re Hafizja, por nuk i ka treguar asgjë Feridesë. Nalani rikthehet në shtëpi njëherazi me Sedatin që ishte tek Xhana. Ai çuditet shumë dhe pyet nga ku po vjen. E dètyruar, Nalani gènjen duke përdorur emrin e Bilurës ndërsa Sedati i kërkon t’a telefonojë Bilurën që t’a vërtetojnë nëse ishte aty apo jo. Për një çast, Nalanin e zè panìku nga ajo kërkesë.

Por, Sedati sqaron se këtë ia tha vetëm që ajo t’a kuptojë se si është ndjerë ai në çdo herë që ajo i ka bërë të njëjtën kërkesë. Nalani i kërkon prèrazi që ai të mos e krahasojë më kurrë veten e tij me të dhe me aq, mbyllet biseda e ashpèr dhe e mbushur me gènjeshtra, nga ana e të dyve. Paralèlisht, babai i tij Rafeti merr një telefonatë nga Pervina, e cila i thotë se është shumë e sëmùrë dhe ka nevojë për një dòktor. Për atë natë, Rafeti nuk heziton t’i dërgojë pranë mjèkun e familjes së tyre ndërsa të nesërmen hedh një hap më të madh.

Ai i shkon pranë vetë Pervinës, që t’a shohë nga afër gjendjen e saj dhe i jep kurajo që t’a marrë veten. Në po të njëjtin mëngjes, vajza e tij Selena shkon të ballafaqohet me Emirin dhe t’i kërkojë të dalë nga jeta tyre, por Emiri i përgjigjet shumë më ashpèr, duke i thënë se ajo nuk e pranon në kompani, ngaqë ka frìkë t’ia pranojë vetes se ende e dashuron. Selena tenton t’a qèllojë me shùplakë pas atyre fjalëve por Emiri nuk e lejon. Po atë mëngjes, Ferideja shikon Nalanin duke biseduar me Hajriun e më pas duke dalë nga shtëpia. Për të sqaruar mendimet që i ziejnë në kokë, Ferideja i vihet nga pas, fshèhurazi.