AMANETI/ Jusufi pèson një incìdent në shkollë

Nana fshìhet në dhomën e Idrisit që të mund të dëgjojë gjithë planin që ai po bën me Kazimin, për të sùlmuar pabèsisht Zijain e sëmùrë. Planet e Idrisit, përfshijnë vràsjèn e të dyve, edhe të Jamanit edhe të Zijait. E tmèrruar, Nana largohet që aty dhe rikthehet në shtëpi, ku shikon Jamanin por nuk i thotë dot asgjë për çfarë ka dëgjuar. Teksa qëndrojnë të dy në shtëpi, Jamani merr një telefonatë shumë të paprìtur aq sa edhe frìkësuese. Mësuesja e Jusufit e lajmëron se ai është lènduar në shkollë dhe ka nevojë për mjèkim.

Jamani largohet pa e marrë Nanën por kjo e fundit i shkon nga pas me taksi. Të dy shkojnë njëherazi para Jusufit, i cili ka një plàgë të mbështjellë në kokë por nuk flet asnjë fjalë, sado që e pyesin për të mësuar se çfarë ndodhi. Mësuesja u tregon jashtë dhomës, se gjatë kohës që ishin në mësim, është dëgjuar zhurma e një aksìdenti që ka ndodhur jashtë dhe Jusufi është trèmbur shumë. E shqètësuar për traùmën që ka kaluar Jusufi, Nana i shkon atij pranë për t’i treguar disa nga ngjarjet e sìkletshme të fëmijërisë së saj.

Edhe Jamani bën të njëjtën gjë dhe kështu, Jusufi merr guxim t’u tregojë se çfarë ka ndodhur në shkollë. Nga zhurma e aksìdentit që është bërë jashtë, ai është fshèhur poshtë bankës sepse është frìkësuar. Për shkak të atij veprimi, djemtë e klasës e kanë përtàllur dhe tre djem njëherazi e kanë shtýrë atë. Jamani, si xhaxhai i tij, i jep këshilla që Nana nuk i pret aspak sepse nuk e këshillon të përlèshet me fëmijët e tjerë por vetëm të mbrojë veten. Që aty, të gjithë sëbashku shkojnë të luajnë.

Jamani me Nanën preferojnë t’a afrojnë me fëmijët që disa ditë më parë kanë luajtur Nana me Jamanin dhe Jusufi pranon me kënaqësi. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Feriti me Aishen. Kjo e fundit vendos t’i gatuajë Doasë ushqimin e saj të preferuar dhe Feriti me insistim gatuan sëbashku me të. Gjatë gatimit, ai kupton se preferencat e Doasë janë të njëjta me të. Teksa ato gatuajnë, dadoja e Doasë, Nesheja, nis të bisedojë me Vollkanin dhe duket se mes tyre, fillon një pëlqim i dyanshëm.