Xhavidana merr dy gòditje të njëpasnjëshme, fillimisht nga dalja Rejhanit nga bùrgu e më pas edhe nga rikthimi i Gylsymit në shtëpi. Në momentin e parë që mundet, Xhavidana e zè një qoshe Gylsymin, e kàp nga krahu dhe i kërkon të shpòrret nga shtëpia përndryshe do ia çjèrrë màskën, por Gylsymi nuk pranon. Mëse e qartë për situatën, ajo i kujton Xhavidanës se personi që do dìgjej më shumë nga zbulimi i intrìgave, është Xhavidana vetë sepse ajo do humbiste çdo gjë, familjen dhe paratë.
Ndërsa Gylsymi për veten e saj, më e kèqja që mund t’i ndodhë është të kthehet në jetën që ka pasur më parë por tanimë edhe me një shumë marràmendëse parash që ka marrë nga ajo. Rrjedhimisht, Xhavidana dètyrohet të heshtë. Ajo nuk e di se përveç Gylsymit, ka edhe një rrezìk tjetër shumë të madh që i kànoset dhe ai rrezìk është pikërisht Xhemreja, e cila ia ka dalë të arràtiset nga klìnika ku ka qenë e shtruar për kurim dhe qëllimi saj i parë dhe i vetëm, është hàkmarrja kùndrejt personit që e çoi në atë gradë, kùndrejt Xhavidanës.
Në anën tjetër ndodhet familja Kemalit që po përballet me shòkimin e rikthimit të Ojës me Erhanin. Ky i fundit bisedon veçmas me Narinin, fshèhurazi, duke i bërë të qartë se nuk do i nènshtrohet kèrcènimeve të saj dhe se ajo është e lìrshme të bëjë çdo gjë, meqë e merr parasysh se në fund të zbulimit të sèkreteve, do e humbasë Kemalin. Narini largohet me kokën lèmsh por ende më shumë do e konfuzojë Masalli, që i shkon pranë për t’u rrëfyer përse nuk e do aspak Erhanin në atë shtëpi.
Masalli i tregon për gjërat që ka parë me sytë e saj duke bërë Erhani, siç është thýerja e fotografisë të tyre familjare dhe vjèdhja e letrës nga zyra e Kemalit. Narini i premton se do kujdeset ajo vetë për atë situatë dhe Masalli qetësohet. Paralèlisht, Oja po lòton pa ndalim duke tentuar t’a bindë Kemalin që t’a pranojë sërish Erhanin por Kemali është shumë i lènduar dhe vazhdimisht thotë se motra e tij nuk mund të kthehet me një person që e bràktis në çastin më të paprìtur, më të bukur dhe vetëm ndërmjet një letre.