Për familjen time/ Shengyli i shòkon të gjithë me veprimin e saj

Doruku ndihet i zènë ngushtë nga prindërit e tij kur drejtori tregon çfarë ka bërë ai me fletën e pyetjeve të profesorit dhe ai tregon se e ka bërë për të shpëtuar vajzën që dashuron, mirëpo, nuk ia thotë dot emrin Asijes pasi prindërit e tij kanë pretendime shumë të larta për vajzën që ai zgjedh. Melisa e kupton se Doruku nuk do të flasë, ndaj dhe ajo hesht. Gjatë asja kohe, Asija me motrën dhe vëllezërit e saj ftohen nga Shengyli në shtëpi. Ajo ka gatuar për të gjithë dhe i fton të darkojnë sëbashku e më pas të shpenzojnë sërish kohë sëbashku.

Të gjithë i çudit ajo sjellje, aq sa dhe i lumturon, por çudia do prekë kulmin kur Shengyli të nxjerrë nga çanta një telefon të ri, duke thënë se ia ka bërë dhuratë Omerit për ditëlindjen që ka pasur. Ato shókohen por edhe nuk e kúndërshtojnë dot, ashtu siç dhe nuk bëjnë dot shumë pyetje për t’a kuptuar nëse po fshíhet ndonjë e vërtetë tjetër. E vërteta e vetme që rrëfehet atë natë, do dalë nga goja e Kadirit. Ai e gjen veten duke u rrëfyer para motrës së tij, Asijes, për Tollgën që e rràhu atë për hàkmarrje. Ndonëse ndjen kéqardhje, Asija ndjen edhe krenari.

Marrëdhënia mes fëmijëve jetìmë vetëm sa vjen e shtrèngohet më tepër. Menjëherë të nesërmen, Omeri del para Akifit dhe jep dorëhèqjen në punë, duke thënë se nuk do bëjë asnjëherë më një punë që vëllai i tij Kadiri i kërkon të mos e bëjë. I çuditur, Akifi e paralàjmëron për vàrfëri ende më të skajshme por Omeri nuk kthehet nga vendimi i tij. Shkolla për atë ditë mbaron shpejt dhe pas shkollës, Omeri shkon me Kadirin për të lyer në shtëpinë e Suzanës. Çudia rradhës nga Shengyli, do vijë menjëherë atë ditë, në vendin e tyre të punës.

Shengyli troket në derë me një trastë të mbushur me ushqimet e preferuara të Omerit dhe gjatë qëndrimit të shkurtër në atë shtëpi, gjen hapësirën për të marrë nga tùaleti pak fije flokësh të Suzanës, që t’i dërgojë për anàlizë ÀDN-je. Pas largimit të Shengylit, Kadiri dhe Omeri mësojnë për paratë që Suzana u ka dërguar atyre kur u vdíqën prindërit por asnjëri prej tyre, as Kadiri dhe as Omeri nuk tregon se ato para nuk i kanë parë kurrë me sy sepse i ka mbajtur të gjitha Shengyli për vete.