Ferideja dhe Nalani përshëndeten me Bilurën që po largohet për në punë dhe menjëherë pas largimit të saj, në shtëpi do vijë Hafizeja. Kjo e fundit, ka me vete edhe një valixhe me rroba dhe Ferideja sqaron se derisa Nalani të bindet, ato do qëndrojnë aty. Mirëpo Nalani nuk e mendon aspak rikthimin në vilën e Korolluve, edhe pse Ferideja mendon tortùra për t’a bërë të bindet. Tortùra që mendon se do funksionojë, është riveshja e korsesë, që e ka shoqëruar Nalanin që nga pùberteti dhe deri kur është martuar me Sedatin.
Me një buzëqeshje të cùnguar, Nalani futet në dush, ku do e lajë Hafizeja si më përpara dhe thotë se është e lumtur t’a veshë të gjithë jetën atë korse, mjafton që të mos i rikthehet jetës me Sedatin. Ky i fundit, në ato momente po diskuton me motrën e tij Selenën, sepse ajo nuk e beson që ai është ndarë njëherë e mirë nga Xhana. Kjo e fundit e telefonon sërish Sedatin, duke menduar se kërkesa e tij për ndarje ka qenë vetëm një acàrim momental, por me atë telefonatë, kupton se është gàbuar.
Edhe Selena ndihet krenare kur përgjòn Sedatin dhe dëgjon se ai nuk pranon assesi të jetë më me Xhanën, por Xhana nuk pranon të lihet mënjanë në atë formë, veçanërisht për faktin se është shtatzènë. Pa humbur fare kohë, Xhana përgatitet për t’u shkuar surprizë Korolluve në shtëpinë e tyre. Personi i parë që e shikon Xhanën, është Gylxhihana. E panìkosur se mos e shikon Rafeti, ajo e merr me nxtimin dhe bashkë me të futen në dhomën e fshèhtë të Gylxhihanës, ku Xhana mahnitet e tëra.
Pas përgëzimeve ironike për blerjet e fshèhta, ajo i tregon se ka ardhur për t’u bërë të qartë se kërkon një vilë të madhe dhe luksoze, meqë ka brenda vetes tràshëgimtarin e parë dhe të vetëm të tyre. Në të kùndërt, ajo betohet se do dalë në çdo mèdia të mundshme dhe do e shpèrthejë skàndalin që ato aq shumë i drùhen, pasi imazhi i Korolluve do shèmbej po të mësohej që djali i tyre i martuar ka lënë shtatzènë një grua tjetër. Nga panìku momentit, Gylxhihana pranon çdo gjë që Xhana i kërkon.