Sado që Aisheja nuk do të jetë pranë Feritit sepse ai ia tùrbullon mendimet, detyrat e punës sërish i bashkojnë në të njëjtin vend. Për misionin që kanë marrë përsipër të zbatojnë, ato do pranojnë edhe rolet përkatëse, në funksion të atij misioni. Sipas planit, Feriti dhe Aisheja do jenë një çift që janë dashuruar me shikim të parë dhe brenda një muaji kanë marrë edhe vendimin për t’u martuar. Edhe pse përpiqet t’a kùndërshojë, Aisheja nuk ia del dot dhe pranon sido që t’i ofrohet skenari.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani, që del nga shtëpia pasi merr informacion për adresën e përafërt të personit që donte të vrìstè Nanën. Kjo e fundit, që e dëgjon atë telefonatë, i vìhet nga pas me një taksi, duke qenë shumë e frìkësuar sepse nëse ai person flet, Jamani do mësojë Idrisin dhe rrjedhimisht edhe vetë Nanën me misionin që është futur në atë shtëpi. Ashtu si Jamani, do jenë edhe Idrisi me Kazimin që do i vìhen nga pas atij personi, me shpresën se do e zènë para Jamanit.
Ato duhet t’a zènë atë para Jamanit, që ai të mos flasë e të mos tregojë kush e ka paguar. Por, fati është në anën e Jamanit, deri në një pikë. Ai e gjen, e zè dhe e merr në makinën e tij për t’a dërguar në një tjetër vend ku do mund t’a bëjë të flasë me metodat e tij. Nana ndërkohë qëndron e fshèhur duke i dëgjuar ashtu si dhe Kazimi me Idrisin në një cep tjetër të vendit. Sapo personi pranon të rrëfejë gjithçka para Jamanit, ky i fundit dëgjon një lëvizje dhe shkëpùtet për të parë se kush po i përgjòn.
Personi që lëvizi ishte Nana por edhe Idrisi nuk qëndron duarkryq. Ai gjùan me àrmè në drejtim të personit të kàpur që t’a vràsè para se të flasë por shènjestra nuk e zè. Ai ia mbàth nga duart e Nedimit që po e ruante dhe Jamani nèvrikoset aq shumë me Nedimin, saqë nuk pranon t’a marrë më në misionet e tij. Jamani rikthehet në shtëpi, ku do marrë një gòditje në kujtimet e tij, kësaj rradhe nga Nana. Ajo, shpreh sinqerisht se ka kuptuar që jeta e tij është shumë më e vèshtirë nga ç’duket dhe mes të tjerash, përmend kèqardhjen që ia kanë marrë Seherin nga duart.