Xhejlina, në dëshminë e saj thotë se i kujtohet të ketë parë flokë të gjatë në vendin e ngjarjes por nuk mban mend ndonjë detaj më tepër. Ndonëse ajo flet me siguri se ka qenë një grua personi që ka parë, Ereni tregon se nga ekspèrtiza që ka anàlizuar vendin, rezulton që numri i këmbës së personit që ka qenë në vendngjarje, është 43, ndaj bie poshtë idea e të qenurit një femër. Por, përveç Xhejlinës, Parsi do marrë edhe dëshmìnë e motrave Laçin dhe Seda. Kjo e fundit, do presë largimin e të gjithëve për të folur gjëra më të detajuara.
Sapo mbesin vetëm për vetëm, ajo i thotë Parsit se e shikon fare hapurazi se kush është fajtori por këtë nuk guxon t’a thotë në asnjë vend veçse në dhomën e saj të hotelit ku po qëndron. Parsi i përgjigjet ftesës së saj dhe shkon, por përballet me të paprìturën. Fare hapurazi, Seda i kërkon atij që t’a heqë dëshmìnë e saj dhe të motrës nga dòsja e Enginit, ose të marrë edhe dëshmìnë e Nevasë, sepse dinë që ajo e ka vizituar fshèhurazi në burg Enginin dhe së fundmi janë zbuluar të fshèhta të tjera mbi të, që Parsi nuk do i kishte besuar kurrë pa pasur prova.
I zènë ngushtë, Parsi hìqet si i sëmùrë që Neva t’i shkojë në shtëpi dhe ashtu ndodh. Mirëpo, pasi mëson se ai e ka thirrur për t’a marrë në pyetje, ajo betohet se nuk do i përgjigjet më edhe nëse do jetë duke vdèkur me të vërtetë. Ajo refuzon t’i përgjigjet pyetjeve të tij ndërsa Parsi i kujton se ai ka pozicionin e punës që shumë shpejt, do e dètyrojë Nevanë të përgjigjet. Paralèlisht, Ereni gjen një tjetër provë në vendin e ngjarjes; një dorezë, nga e cila del edhe gjàku i Enginit edhe shenja që personi tjetër me të ka qenë mashkull.
Ndërkohë, në familjen e Xhejlinës vjen një zarf i paprìtur. Një person i panjohur që hìqet si shok i Zaferit, thotë se e ka parë atë së fundmi dhe se nga ai, ka sjellë një zarf, brenda të cilit gjòja Zaferi ka shkruar se është larguar për emìgrim në Amerikë dhe brenda zarfit ka lënë edhe një shumë parash. E gjitha është organizuar nga Merdani që Gyli të heqë dorë nga kërkimet për Zaferin, por kùrthet ndaj asaj familjeje nuk mbarojnë me aq. Tanimë, Osmani vërteton se Zymryti po pret fëmijë nga ai dhe e merr si shenjë nga Zoti se ai dhe Zymryti duhet të jenë me njëri tjetrin.