Sekrete familjare/ Ilgazi surprizon Xhejlinën me reagimin e tij

Osmani takohet fshèhurazi me Zymrytin, e cila qàn me dènesë sepse fëmija është i tij dhe ajo nuk e ka fshèhur dot nga bashkëshorti shtatzèninë. Ndryshe prej saj që është pènduar për tràdhtinë që kanë kryer, Osmani është i lumtur për atë fëmijë dhe i sugjeron edhe Zymrytit që t’a marrë si shenjë nga Zoti se duhet të jenë bashkë sërish. Ndërkohë, në shtëpinë ku jeton Osmani troket një i panjohur që prezantohet si shok i Zaferit dhe sjell një zarf, gjòja nga ai. Në atë zarf ka një shumë parash dhe një letër ku gjòja Zaferi tregon se ka emìgrùar në SHBA.

I gjithë plani është thurur dhe zbatuar me urdhër të Merdanit, që tenton të largojë rrezìkun nga familja e djalit të tij, duke ndaluar kërkimet e familjes së Zaferit, për Zaferin. Paralèlisht vijojnë kërkimet për vràsèsin e Enginit. Xhejlina, në deklaratën e saj, alùdon të ketë parë një femër me flokë të gjatë atë natë por nga Ereni dhe provat që ai ka mbledhur, zbulohet se ka qenë mashkull me flokë të gjatë. Megjithatë, përveç Xhejlinës, Parsi i merr dëshminë edhe nënës dhe tezes së të ndjerit.

Pasi Laçini largohet me Jektain, Seda e fton Parsin të flasin prìvatisht në dhomën e saj të hotelit, duke thënë me bindje se do ia servirë fàjtorin në pjatë. Parsi tùndohet dhe shkon por e gjitha është një rrèng, për t’a vënë atë para përgjegjësisë; të marrë edhe dèshminë e Nevasë që e ka vizituar fshèhurazi Enginin në bùrg, ose të heqë dëshminë e Laçinit dhe Sedasë nga dòsja. Parsi zgjedh drejtësinë dhe merr motrën e tij në pyetje por nuk do marrë asnjë përgjigje tjetër veçse zhgènjimin e Nevasë që nuk e priste një pyetje të tillë.

Ajo largohet prej tij duke i thënë se nuk do i shkojë më pranë asnjëherë ndërsa Parsi thotë me gojën plot se ajo është e dètyruar t’i përgjigjet si punonjës shtèti që po kryen punën e tij. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Xhejlina me Ilgazin. Ajo shikon në rrjète socìale se çfarë alùdimesh të shèmtuara komentohen për to në rrjète socìale dhe pàndeh se për këtë, Ilgazi do e fàjësojë atë por Ilgazi, përveçse nuk e fàjëson, edhe e bind atë se nuk jeton për të bindur të tjerët. Ato sqarohen dhe pas atij sqarimi, për herë të parë flejnë me njëri tjetrin.