Asija nuk i pranon akùzat e padrèjta të Nebahatit që e mban fàjtore për zhdùkjen e vàrëses së Melisës, prandaj merr çantën për t’a hapur mu para syve të saj, si vërtetim që nuk ka asnjë vàrëse brenda. Doruku përpiqet t’a ndalojë Asijen duke thënë se diçka e tillë nuk është fare e nevojshme, por Asija e çon deri në fund. Sërish, Nebahati nuk kërkon falje, ndaj dhe fiton gjithë mllèfin e të birit, që vrapon pas Asijes që largohet mes lòtësh dhe kërkon ai falje në emër të nënës së tij.
Asija largohet fare për në shtëpinë e saj, pa thënë asnjë fjalë më tepër, ndërkohë që Melisa nuk ka asnjë informacion për çfarë po bëhet në shtëpi për vàrësen e saj. Ajo kthehet në shtëpi në mbrëmje vonë, pasi ka marrë një puthje të paprìtur nga Kadiri, në faqe. Buzëqeshja që i ka përshkuar fytyrën, do zhdùket kur Doruku t’i tregojë se si e ka akùzuar nëna tyre Asijen dhe për çfarë. Duke u ndjerë në fàj, Melisa tregon të vërtetën, se vàrësen e ka shitur dhe ai rrëfim, i tròndit prindërit e saj.
Për t’i rënë shkurt, ajo thotë vetëm se vàrësen e ka shitur pasi Kadiri me Omerin kishin nevojë për para. Kështu, Akifi e merr sikur Kadiri ia ka kërkuar dhe ai po e shfrýtëzon vajzën e tij. Kadiri, i cili nuk ka aspak dijeni se çfarë ka ndodhur, ndodhet pranë vëllait e motrave të tij, të cilët ditën e nesërme e zbardhin me lòt në sy, pasi është dita e nënave dhe për herë të parë ato nuk kanë kë të urojnë. Fëmijët, të gjithë sëbashku vizitojnë vàrret e prindërve dhe pasi marrin veten nga e qara, kthehen në shkollë.
Atë ditë, në shkollë do ketë aktivitet shitjesh nga vetë nënat e nxënësve, të cilat do mbledhin para që do shkojnë për bàmirësi por Nebahati këtë e merr vetëm si një garim mes nënash. Bashkëshorti saj Akifi, gjatë asaj kohe i shkon pranë Kadirit për t’a pòshtëruar por kupton se ai nuk ka qenë fare në dijeni të diçkaje të tillë. Megjithatë, nuk e refuzon kur Kadiri ofrohet të mos marrë rrogë për disa muaj me rradhë, vetëm që t’i kthejë bòrxhin e parave që Melisa ka paguar për Omerin.