Vajza në dritare/ Nalani rikthehet me Sedatin

Xhana merr telefonatën e shumëprìtur, nga Xhaviti, i cili i kërkon të takohen pa humbur kohë e të bisedojnë për kërkesën që ajo i ka bërë Gylxhihanës. Xhana lumturohet dhe shkon pranë tij pa humbur fare kohë. Shtëpia në të cilën takohen, mendon se është shtëpia që është planifikuar për të, por jo. Ai i vendos para duarve një hartë të botës, duke i ofruar mundësinë që të vendosë gishtin në vendin ku do të jetojë me fëmijët e saj, për të mos u kthyer më kurrë në Tùrqì dhe Xhana, frìkësohet t’a kùndërshtojë.

Paralèlisht, Nalani frìkësohet nga nëna e saj që i kërkon të shkojnë sëbashku në dush, zhvìshet dhe pret që Nalani t’a lajë atë. E dètyruar, Nalani nis t’a lajë nënën e saj, që me ftohtësi të madhe thotë se po e lë amanet që Nalani t’a lajë edhe kur të vdèsë. Nalani i kërkon të mos flasë për të tilla çështje, ndërsa Ferideja vazhdon, duke thënë se Nalani duhet të rikthehet në shtëpinë e Sedatit dhe t’i japë një tjetër mundësi martesës me të, në të kùndërt, fillimisht do vràsè Hajriun e më pas veten.

Që nga ai moment, Nalani është e ndaluar t’i përgjigjet Hajriut, qoftë edhe me një mesazh të vetëm. Gjatë kohës që ajo po lan nënën e saj, Hajriu i shkruan vazhdimisht, por nuk merr asnjë përgjigje prej saj. Në përfundim të dushit, Ferideja i lë Nalanit në duar qefìnin, mbulojën e të vdèkurve, duke i thënë se po ia lë asaj amanet edhe t’a lajë, edhe t’a mbështjellë. Nalani qàn me dènesë, si një fëmijë, dhe nuk i përgjigjet Hajriut me mesazhe as kur Ferideja largohet. Mëngjesin e të nesërmes, ajo bën gadi plaçkat e saj.

Nalani del me valixhe në duar përballë Feridesë dhe i thotë se është gadi të kthehet në shtëpi. Bilura shòkohet e tëra kur e dëgjon, por nuk reagon dot, për shkak se i frìkësohet Feridesë. Kjo e fundit, e falenderon për mikpritjen dhe bashkë me Hafizenë dhe Nalanin, largohen që aty. Ato mbërrijnë paprìtur në vilën e Korolluve, pikërisht në momentin që Hajriu, bashkë me plaçkat e tij, po del nga shtëpia. Shòkimi i përfshin të gjithë njësoj, si Hajriun, ashtu dhe familjen Korollu.