Nana lùfton mjaftueshëm me gjendjen shëndetësore të saj, aq sa e nxjerrin nga dhoma e kujdesit intensiv dhe e dërgojnë në një dhomë normale. Jamani i qëndron pranë, pavàrësisht se ajo bëhet më mirë. Atë natë, Nana nuk zgjohet, ndaj dhe Jamani i qëndron mbi krye, deri mëngjesin e të nesërmes kur ajo zgjohet e para, mëson nga infèrmierja se Jamani nuk i është ndarë për asnjë moment që aty dhe më pas zgjohet edhe ai. Sapo ajo hap sytë, Jamani kërkon falje që nuk e mbrojti dot, por shqètësimi Nanës është Jusufi.
Ajo i sugjeron të shtrëngojë masat e sigurisë në shtëpi, vetëm për hir të Jusufit dhe Jamani pohon me kokë. Vetëm pak çaste pasi ai del nga dhoma, pranë Nanës shkon një i panjohur që i dërgon orën e dorës së saj, që ajo e ka aq të shenjtë. Bashkangjitur me orën, ka një letër. Ajo letër i vjen nga Veliu, orëndreqësi që Jamani e konsideron shok të veçantë. Ai i shkruan se kur e shikoi orën për herë të parë, aq të thýer, mendoi se nuk do rregullohej kurrë por Jamani ngulmoi dhe priti, derisa ora u rregullua dhe u kthye në gjendjen e mëparshme.
Fjalët e tij mbesin shenjë në mendjen e Nanës, e cila e shikon Jamanin me shumë çudi, teksa njëkohësisht lexon mesazhin që i erdhi disa netë më parë, ku një numër i panjohur i siguronte se Jamani nuk është vràsèsi i Azizit. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti. Ai po punon në kòmisariat, ku merr përballë vetes një të pràngosur, i cili nuk e pranon fàjin për të cilin alùdon Feriti. Pas një dèbati me tone të larta, ai lìrohet por i betohet Feritit se nuk ka mbaruar me aq dhe se ai do e bëjë të paguajë për shpìfjen ndaj tij.
Koraji e shikon atë dèbat dhe për të përfituar nga situata, merr veçmas personin tjetër dhe e fton të bashkëpunojnë kùndër Feritit. Ky i fundit, çaste më vonë telefonon Jamanin dhe i tregon se kanë arrèstuar personin që e ka plàgosur Nanën, mirëpo ai nuk e hap gojën fare. Jamani nxiton të shkojë në kòmisariat, ku del përballë fàjtorit, i cili as nuk e mòhon fàjin e tij dhe as nuk e pohon. Nga frìka e kèrcènimeve të Idrisit se do ia shùajë tòtalisht familjen, ai nuk flet fare, gjë që Feriti e kupton se po e bën sepse është kèrcènuar.