AMANETI/ Nana merr një letër nga miku i Jamanit

Idrisi humbet torùan për faktin që ato sërish nuk arritën t’a vrìsnìn Nanën, por qetësohet për faktin që personin kryesor e ka kèrcènuar aq frìkshëm, saqë ai nuk do guxojë të flasë asgjë në kòmisariat. Ndërkohë Nana, ka përmirësim të ndjeshëm dhe nxirret nga dhoma intensive, në një dhomë normale. Pavàrësisht se ka përmirësim, Jamani nuk i ndahet nga koka. Ai i qëndron pranë, për gjatë gjithë natës, derisa mëngjesin e të nesërmes ajo e merr aq shumë veten saqë zgjohet e hap sytë.

Nga infèrmierja, ajo mëson se Jamani ka qëndruar pranë saj gjatë gjithë natës. Jamani që ndodhet po në atë dhomë, nuk dëgjon çfarë po flasin sepse nga lodhja e tepërt e ka zënë gjumi në divan. Brenda fare pak çastesh, edhe Jamani zgjohet. Ai kërkon falje për çfarë i ndodhi asaj dhe thekson se ai duhet t’a kishte siguruar ambjentin që askujt të mos i ndodhte asgjë, por Nana ia merr ende më shumë zemrën, duke shprehur frìkë se mos diçka i ndodh Jusufit. Ky i fundit, do vijë shumë shpejt t’a vizitojë.

Ai shoqërohet nga Adaleti dhe Xhengeri, të cilët gjithashtu janë meràkosur për Nanën. Teksa ajo i falenderon, Jamani largohet që aty sepse merr një telefonatë nga Feriti, i cili i tregon se kanë arritur të kàpin personin që ka lènduar Nanën me thìkë. Jamani nxiton për tek ai, ndërkohë që Feriti po merret me një tjetër çështje. Në çështjen tjetër, Feriti ka gàbuar, duke pràngosur një person të pafàjshëm. Ai arrin t’a vërtetojë pàfajësinë e tij dhe lìrohet, por nuk lìrohet nga mllèfi i tij.

Koraji shikon zènkën që ndodh mes tij dhe Feritit, ndaj i shkon nga pas, që të bashkëpunojnë për t’a lènduar Feritin, si àrmìkun e tyre të përbashkët. Sakaq, në kòmisariat vjen Jamani, i cili kërkon të takojë personin që ka plàgosur Nanën por ashtu si para Feritit, ai nuk flet as para Jamanit, sepse Idrisi e ka kèrcènuar me të gjithë familjen e tij. Teksa Jamani përpiqet t’a bëjë të flasë mizòrin përballë vetes, Nana në spìtal merr një letër të bashkangjitur me orën e saj. Veliu, miku i veçantë i Jamanit, i tregon në letër për gjithë ngulmimin e Jamanit që ajo orë të rregullohej.