Jamani rikthehet në spítal por një kèqkuptim i një bisede mes dy inférmierëve që po flasin për një pacíente, do shkaktojë një pànik shumë të madh tek Jamani. Ai mendon se po flasin për Nanën, ndaj dhe nxiton për tek ajo, me një frymë. Nana çuditet nga fùria me të cilën ai hap derën ndaj dhe Jamani e shpjegon veten dhe fríkën e tij për të, duke shkaktuar kështu një heshtje ende më të madhe mes tyre. I ndjerë në siklet, ai zbret në kantinë me justifikimin se do marrë çaj dhe për gjatë atyre minutave, Nana merr një telefonatë tejet të papritur.
Numri që i ka dërguar mesazh duke iu zotuar se e ka me video momentin e vràsjès së vëllait të saj, tani e telefonon për t’i thënë se mund t’ia dorëzojë videon në këmbim të një milion dollarëve. Nana shòkohet nga shuma, pasi nuk është në dijeni se gjithë pasurinë ia ka lënë asaj Azizi. Prandaj dhe i betohet personit në telefon që nuk i ka aq para pasi po t’i kishte, do ia jepte pa hezituar, mjafton të zbulonte vràsèsin e vërtetë të vëllait. Ai mbyll telefonatën dhe kupton se Idrisi ka vënë dorë në atë çështje, ndaj dhe Nana nuk e di sa e pasur është.
Për këtë, ai nis menjëherë invèstigimet. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Feriti, i cili bie në kùrthin e Korajit dhe veterinerit, ku ky i fundit i del para për t’a ngàcmuar për fotografinë me vajzën e vogël që Feriti mban në bllok dhe ai e kishte parë. Në atë fotografi ndodhet Doaja, për të cilën veterineri e pyet edhe nëse ajo është vajza tij. Feriti e grùshton një herë dhe pasi e hèdh në tokë, largohet, pa e vënë re që Koraji po e filmon gjithë situatën. Që aty, Koraji dhe veterineri shkojnë para një tjetër personi që e paguajnë që t’a rràhë veterinerin.
Me krahun e thyèr dhe fytyrën e dëmtùar, ai shkon në kòmisariat dhe denòncon Feritin, duke treguar edhe videon si provë. Eprori i Feritit menjëherë e heq nga puna, ndonëse Feriti i thotë se i kanë bërë kúrth. Ashtu si eprori, as Aisheja nuk beson në pafàjësinë e tij, por Vollkani beson. Prandaj, para Vollkanit, Feriti tregon gjithë historinë si dhe i kërkon Vollkanit të bëjë çdo gjë që ka në dorë për të mbrojtur Doanë pasi e ka parë shikimin e sëmùrë të veterinerit dhe ai nuk do ndalojë me aq për hàkmarrjen e tij.