Vajza e vogël, Melikeja, vrapon pas Ilgazit dhe Xhejlinës kur ato dalin nga shtëpia dhe u kërkon me përgjërim e lot, që të mos e largojnë nga ajo familje. Ajo u shpjegon se kush janë prindërit biologjikë dhe ato që e kanë rritur, ndaj dhe Ilgazi e investigon ngjarjen edhe me emocion, përveçse me ftohtësi. Së fundmi, pa e diskutuar fare me Xhejlinën dhe pa i treguar detajet e reja që ka mësuar, ai ia jep Melikenë atyre në gjyqìn që zhvillohet për to. Por çështjet për Ilgazin nuk mbyllen aty.
Jektai troket në zyrën e Parsit, i shoqëruar edhe nga Seda. Ato hedhin dyshimet e tyre të reja mbi vràsjèn e Enginit, duke thënë se doreza për meshkuj që është gjetur në vendngjarje, mund t’i përkasë Ilgazit, pasi ai, për të mbrojtur Xhejlinën, mund të ketë lënë mënjanë parimet e tij dhe e ka ndihmuar duke hequr provat nga vendngjarja. Për këtë, ato kërkojnë investigim të posaçëm dhe Parsi detyrohet t’a pranojë. Biseda e tyre, do ndërpritet nga një e shtènë àrmè që bën zhurmë sa për t’u dëgjuar në gjithë godinën.
Parsi del menjëherë të shikojë dhe trònditet nga ajo që shikon; Nevaja është plàgosur me plùmb në krah, nga personi të cilit i dha gjykimit atë ditë në gjykatë. Ai e merr që aty, e mjekon dhe mëse i shqetësuar, e dërgon në shtëpinë e tij që të mund të kujdeset për të. Parsi kërkon shumë falje nga motra e tij për gjithçka që ka ndodhur së fundmi mes tyre, duke theksuar faktin që nuk do e kishte përballuar jetën nëse asaj do i kishte ndodhur diçka serioze në atë seancë gjyqsore. Ashtu si Parsi, edhe Neva kërkon falje.
Të dy pajtohen me njëri tjetrin dhe më pas, Parsi del nga shtëpia. Duke mbetur e vetme në shtëpi, Neva telefonon Xhunejtin me video, i cili gjithashtu shqetësohet shumë për plùmbin që ajo ka marrë. Ndërkohë, Parsi shkon sëbashku me Erenin në shtëpinë ku po jeton Ilgazi me Xhejlinën. Pas një qëndrimi për një kohë të gjatë mes miqsh, Parsi u tregon atyre për padínë e Jektasë dhe ato e falenderojnë, për transparencën. Paralelisht, një tjetër person kërkon transparencë. Ajo është Ajlini, e cila nuk e beson Zymrytin që thotë se fëmijën e ka nga bashkëshorti saj, prandaj i kërkon të bëjnë analizat e duhura për t’a zbuluar.