Për familjen time/ Omeri i shpëton jetën Suzanës

Akifi ia del të shpëtojë edhe njëherë para se Nebahati t’a zèrë duke e tràdhtuar dhe e gjitha kjo, falë Erhanit. Nebahati mbetet e vetme në dhomën ku mendonte se do gjente Akifin me Suzanën, prandaj dhe e telefonona të por Akifi hìqet sikur është në punë. Gjithë atë skenë, Nebahati e merr si një tàllje të Suzanës ndaj saj. Suzana në ato momente, po telefonon djalin e saj biologjik dhe të vetëm, Omerin. Ky i fundit ndodhet me xhaxhanë e tij pranë kur e merr Suzana në telefon dhe të dy lumturohen, duke menduar se ajo po e fton për t’u afruar me njëri tjetrin.

Pa humbur fare kohë, Omeri nxiton për tek Suzana në kompani por përballet me një situatë mëse të papritur, sepse Suzana e pret me një avòkat dhe kërkon nga Omeri që ai të firmosë një letër ku do pranojë të mos përfitojë asnjëherë nga pasuria e saj. Omeri e firmos pa hezituar por qàn me lòt teksa pyet përse e shikoi të nevojshëm një pòshtërim të tillë. E ftohtë, Suzana i kundërpërgjigjet me faktin që do e hidhte në gjýq për atë pasuri por Omeri i betohet se nuk ka aspak dijeni për diçka të tillë dhe Suzana e beson.

Ajo i tregon për bisedën që bëri me Shengylin si dhe për faktin që ajo i ka treguar Nebahatit e Akifit për lidhjen mes tyre. Omeri ndihet më i tràdhtuar se kurrë nga Shengyli që e konsideron familje dhe kur Orhani e telefonon për t’a pyetur se si vajti takimi, Omeri i rrëfen të gjitha, ashtu mes lòtësh. Orhani trònditet i tëri, ballafaqohet me Shengylin që nuk e mohon dot çfarë ka bërë dhe nuk e lejon as të jùstifikohet siç ajo bën gjithmonë. Pas shumë ofèndimeve, Orhani i thotë fjalët që e bëjnë të largohet nga shtëpia me valixhe në dorë.

Ai i thotë se ia ka sosur aq shumë durimin saqë do e divòrconte po të kishte paratë e mjaftueshme për të pajtuar një avòkat e për të hapur gjyqìn. Shengyli i drejtohet shtëpisë së Nebahatit për t’u strehuar tek ato, ndërsa Nebahati në ato momente, sapo i ka rrezìkuar jetën Omerit. Suzana i ka treguar Nebahatit mesazhet me Akifin si vërtetim për takimin që kishin lënë në hotel dhe nga mllèfi që i krijohet brenda vetes, ajo tenton t’a zèrë Suzanën me makinë por Omeri e shikon dhe duke shpëtuar Suzanën, përplàset për vete.