Suzana nuk heq dorë nga Omeri dhe sëbashku rregullojnë gjithë rrëmujën që u bëri Harika. Për më tepër, ajo porosit ushqim nga jashtë dhe sëbashku, ulen të hanë teksa shikojnë një film në televizor. Qetësia që pùshton shtëpinë, e çudit Harikën, ndaj ajo zbret fshehurazi të shikojë se çfarë po bëjnë. Pamja para syve, ia humbet torùan nga xhelozia dhe ajo ua ndërpret qejfin duke shkëputur energjinë elektrike. Menjëherë e kuptojnë se nga u erdhi ajo shkëputje por Omeri nuk pranon të qëndrojë më gjatë, ndaj ngrihet për t’u larguar.
Suzana merr një taksi që Omeri të shkojë shëndoshë e mirë në shtëpi por para se ai të futet në taksi, i kërkon leje që t’a përqafojë, dhe Omeri e lejon. Atë moment e shikon nga dritarja edhe Harika, e cila përlòtet. Në anën tjetër ndodhet motra jobiologjike e Omerit, Asija. Asija dëgjon fshehurazi një bisedë mes Dorukut dhe Selimit, ku ky i fundit detyrohet të pranojë se nuk kanë marrë porosi për hamburgera por e ka sajuar ai, që Asija të mund t’i merrte në shtëpi për vete dhe të tjerët. Nga ato fjalë, Asija trìshtohet shumë dhe largohet mes lòtësh.
Doruku i shkon nga pas për t’a qetësuar dhe i kërkon leje që t’a lejojë t’a ndihmojë me situatën në të cilën gjendet por Asija mërzìtet ende më shumë pasi vazhdimisht i kërkon që t’a pranojë gjendjen e saj dhe të mos e shikojë me dhembshuri, sepse kjo e vret më së shumti. Që aty, Doruku kthehet në shtëpinë e tij, ku gjen të motrën duke u përshëndetur me Kadirin. Doruku, si vëlla, e paralàjmëron Kadirin të ketë kujdes me hapat ndaj Melisës dhe Kadiri e mirëkupton atë paralàjmërim. Mëngjesin e të nesërmes, ato do takohen sërish.
Nebahati pyet Melisën se ku po shkon ndërsa Melisa e gènjen, por nëna e saj e kupton se ajo ka rënë në dashuri, gjë që ia thotë edhe Akifit por asnjëri prej tyre nuk e di se me kë. Po atë mëngjes, Harika po merr leksione nga Tollga, se si ajo duhet të mundësojë që nëna e saj t’a njohë Omerin në formë të gabuar. Harikës i pëlqen shumë ai mendim dhe me atë plan kthehet në shtëpi por do përballet me një të papritur të madhe. Para saj dhe Omerit, Suzana tregon lajmin e fundit, se do të marrë kujdestarinë e të birit që ai edhe ligjërisht të jetë djali i saj.