PREMTIMI/ Rejhani merr një dhuratë emocionuese nga Nigari

Rejhani pi nga gota me ujë që Xhavidana i ofroi, pa ditur dhe pa dyshuar fare se ajo mund t’i ketë hedhur hèlm brenda për t’a dèmtuar. Ndonëse pi shumë pak, Rejhani nis të ndihet shumë kèq por nuk shqètësohet, sepse pandeh të jetë një gjendje normale për një fillim shtatzënie. Ajo e hedh pas krahëve gjendjen e saj dhe zbret pranë Nigarit, e cila ka një surprizë për të. Mes lòtësh, Nigari i dhuron rroba për bebe, të thurura nga duart e nënë Shehrijes që i ka punuar dikur, kur Nigari ishte shtatzënë.

Ajo, e përlòtur, thotë se nuk arriti t’i përdorte për vete ato rroba por uron me zemër që Rejhani të mund t’i përdorë. E emocionuar, Rejhani e përqafon aq shumë sa e falenderon. Sakaq, në anën tjetër ndodhet shoqja e ngushtë e Rejhanit, Narini, e cila po përballet me akùza të padrejta nga Oja. Kjo e fundit, e akùzon si vràsèsen e Erhanit, për shkak të mesazheve që ka lexuar në telefonin e tij, ndërsa Narini betohet se ajo po e keqkupton situatën, ashtu siç i thotë edhe Kemali që mbron Narinin.

E irrìtuar pafund që vëllai saj po mbron Narinin, Oja e vendos para një zgjedhjeje shumë të vështirë. Kemali duhet të zgjedhë nëse do të mbajë në shtëpi Narinin apo Ojën, sepse kjo e fundit, thekson se të dyja sëbashku nuk jetojnë dot nën të njëjtën çati. Kemali nuk e merr aspak parasysh një kërkesë të tillë dhe sqaron se asnjëra nuk do largohet gjëkundi. Ende më e irrituar, Oja del nga shtëpia dhe bën qëllimisht një marrëzi të madhe, nga e cila është e vetëdijshme se do përfundojë në pòlici.

Ajo thýen xhamat e një dyqani dhe kur e dërgojnë në kòmisariat, ajo jep numrin e Kemalit për t’a nxjerrë që aty. Kemali e nxjerr por shòkohet nga e motra kur ajo i thotë se nuk është fare e penduar dhe se do vazhdojë me të tilla gjëra derisa ai t’a kuptojë se sa seriozisht e ka ajo kërkesën për të zgjedhur se kush do qëndrojë në shtëpi; ajo apo Narini. Kjo e fundit, ndihet aq keq nga e gjithë situatë dhe e fajëson veten aq shumë, saqë rikthehet të jetojë në spìtal, por kësaj rradhe, nuk do e lejojë Kemali, i cili e do pranë vetes.