PREMTIMI/ Oja vendos Kemalin para një zgjedhjeje të vështirë

Oja nuk e duron dot më prezencën e Narinit në shtëpi, që nga momenti që lexoi mesazhet në telefonin e Erhanit dhe mendon që Narini e ka vràrè atë. Narini përpiqet shumë që t’ia shpjegojë se ka keqkuptuar çdo gjë por Oja nuk e lejon, ashtu siç nuk lejon as Kemalin që t’ia mbrojë Narinin. Së fundmi, Oja i vendos kusht vëllasë së saj, që t’a zgjedhë ai se cilën do mbajë në shtëpi, ose motrën ose gruan, pasi sipas Ojës, të dyja nuk bëjnë dot më në të njëjtën shtëpi. Fjalët e Ojës, bien si bòmbë për Kemalin dhe Narinin.

Kemali është shumë i mërzitur me gjithë situatën por njëkohësisht kupton edhe mërzinë që po kalon motra e tij, Oja. Prandaj, i bën të qartë se asnjëra nuk do largohet nga ajo shtëpi, si dhe i betohet se sapo të qetësohet pak, do e kuptojë që Narini nuk ka aspak faj në atë mes. Oja nuk bie dakord me asnjë fjalë dhe largohet e irrìtuar nga shtëpia, për të sjellë në shtëpi lajmin e saj, pak më vonë. Lajmi për të vjen ndërmjet një telefonate nga kòmisariati, ku Kemalit i kërkojnë të shkojë t’a marrë motrën e tij.

Oja, qëllimisht, ka shkuar në një qendër tregtare dhe ka thýer xhamat, që të përfundonte në pòlici, vetëm që t’i nxirrte telashe vëllasë së saj. Ajo thekson se nuk është fare e penduar dhe do bëjë plot marrëzira të tjera derisa ai t’a kuptojë se sa serioze është mërzia e saj. Por, ajo që do mërzitet më së shumti është Narini. Ajo ndihet fajtore për marrëdhënien mes Ojës dhe Kemalit dhe mendon që mund t’i qetësojë gjàkrat duke u larguar nga shtëpia. Narini shkon në spital, siç bëri kur ishte Kemali i zemërùar me të.

Por kësaj rradhe, Kemali nuk e lejon. Ai i shkon pranë dhe i thekson se sa shumë i mungon ajo Masallit, si dhe i betohet se Oja do e kuptojë një ditë se sa shumë po gabohet me të. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Rejhani, e cila nuk ndihet aspak mirë që nga momenti që piu gotën e ujit që i ofroi Xhavidana por nuk shqetësohet për vete pasi një gjendje të tillë e shikon normale për një fillim shtatzënie. Madje, Rejhani atë ditë merr emocione shumë të bukura kur Nigari, mes lòtësh i dhuron rrobat për bebenë që ajo nuk e mori dot në duar pasi abòrtoi.