AMANETI/ Nana i tregon Jamanit për pasurinë që ka trashëguar

Nana përmallohet ende më shumë për Azizin kur mëson gjestin e madh dhe bujar që ai ka bërë, duke i lënë të gjithë pasurinë e familjes, vetëm asaj. Gjesti i Azizit të ndjerë sjell lòt në sytë e Nanës, gjë që e shikon edhe Jamani kur Nana përcjell avòkatin. Ajo e pranon para tij se i është trashëguar një pasuri e madhe por nuk tregon se nga kush. Nana largohet sërish mes lòtësh për në dhomën e saj, ndërkohë që mendon vazhdimisht se sa shumë e paska dashur Azizi, aq sa i ka siguruar gjithë jetën.

Paralelisht, personi që tentoi t’ia merrte atë trashëgimi, Idrisi, mëson nga Kazimi se Nana tanimë është në dijeni të asaj çfarë gëzon. Idrisi humbet tòruan dhe mllèfin e nxjerr tek Kazimi, të cilin pandeh t’a ketë krah të djathtë dhe nuk është fare në dijeni se Kazimi ka qenë pikërisht personi që ia ka bërë videon duke vràrè Azizin. Kazimi duron çdo inàt dhe nevrikosje që Idrisi nxjerr tek ai, sepse është i bindur në hàkmarrjen e thellë që do bëjë, për të gjitha pòshtërimet e njëpasnjëshme.

Sakaq, Nanës i duhet të merret me Jusufin. Ai është mëse i mërzitur, për shkak se qeni që morën në shtëpi, e kishte një pronar. Pronari ishte një fqìnj që pasi i falenderoi për përkujdesjen, e mori qenin që i kishte humbur. Jusufi mërzìtet shumë dhe këtë e vëren edhe Nana edhe Jamani, të cilët janë të të njëjtit mendim, se e vetmja mënyrë që Jusufit t’i largohet trishtimi, është duke i marrë një qen tjetër. Por fillimisht, ato përshëndeten me Neslihanin, që mes lòtësh e falenderimesh po largohet nga shtëpia.

Ajo falenderon veçanërisht Nanën, që zbuloi talentin e saj në pikturë dhe i dha kurajo që të vazhdojë shkollën, ndërsa Jamani, përveçse i uron suksese, i kërkon të kthehet shpejt e të punojnë sëbashku në tekstil. Larg tyre, në anën tjetër ndodhet Feriti. Ashtu si kolegët e punës, edhe eprori mëson se Vahiti ishte me të vërtetë një krìminel që duhej pràngosur dhe se kanë gabuar duke mos i besuar Feritit. Prandaj, ai rikthehet në punë, në pozicionin që kishte dhe mes duartrokitjesh e përgëzimesh për atë që arriti me Vahitin.