Ferideja e fríkëson së tepërmi Nalanin kur i tregon se çfarë ka bërë Hajriu mbrëmjen e shkuar. Për fat, Muzo po përpiqet për Nalanin dhe futet në zyrën e babait të tij para se Hajriu të rrëfejë gjithë të vërtetën. Në ato momente, edhe Nalani po përpiqet për veten e saj. Ajo e telefonon disa herë Hajriun por ai nuk i përgjigjet dot sepse ka Rafetin pranë vetes. Në fund, Nalani i dërgon një mesazh ku i shkruan se nëse ndonjëherë e ka dashur sadopak, ai nuk duhet t’i tregojë asgjë Rafetit.
Vetëm për shkak të atij mesazhi, Hajriu nuk tregon asgjë për lidhjen e tyre dhe e justifikon sjelljen e natës së kaluar, duke thënë se ka qenë shumë i pirë. Rafeti e mirëkupton dhe ndahet me të mirë me të por Hajriu nuk largohet dot me të mirë nga kompania sepse Sedati e shikon rastësisht dhe menjëherë nis një përlèshje mes tyre, që e ndalojnë vetëm të tjerët. Duke marrë shkas edhe nga ajo sjellje e Sedatit, Selena përpiqet të bindë babanë e tyre se Sedati nuk është personi duhur për t’u bërë drejtor i hoteleve.
Sado që ajo përpiqet, Rafeti nuk e lejon as të flasë më gjatë por e mbyll bisedën duke mos u tërhequr nga vendimi i tij. Selena largohet nga zyra e të atit për t’u kthyer në zyrën e saj, ku do gjejë mbi tavolinë një dhuratë të papritur nga Emiri, që i ka sjellë diçka që i përket viteve kur kanë qenë bashkë. Ai vijon t’a ngàcmojë me shpresën se ajo do lërë Leventin e do kthehet në krahët e tij por Selena vetëm sa i tregon vendin Emirit. Sakaq, në shtëpi, Nalani merr një tjetër telefonatë nga numri i panjohur.
Ferideja dhe Hafizeja që po e përgjòjnë përtej derës, e keqkuptojnë dhe pandehin se ajo po lë takim me Hajriun por në të vërtetë po e lë me personin përtej telefonit që është babai i saj por që i prezantohet si një person që thjesht do i tregojë kush është babai i saj. Takimi do bëhet në mbrëmje por para mbrëmjes, Nalani arrin të takohet me Hajriun, të cilin duhet t’a frenojë që të mos bëjë çmëndurinë e rradhës. Hajriu hiqet sikur u bind nga ajo por kur mëson për takimin që do ketë në mbrëmje, ngulmon derisa ajo e lejon t’a shoqërojë pasi ai ka frikë t’a lërë të takohet në mbrëmje me një burrë të panjohur.