AMANETI/ Nana mëson se Idrizi është vràsèsi i Azizit

Idrisi i vihet nga pas personit që do t’i tregojë Nanës të vërtetën e vràsjès së Azizit. Ai quhet Halit dhe në përpjekje për t’ia mbathur nga Idrisi, merr një plùmb në bark. Pavarësisht plàgës, ai vazhdon të ecë pa ndalim, me qëllimin e qartë që të rrëfejë fillimisht të vërtetën tek Nana, para se të jetë shumë vonë për gjithçka. Nana ndërkohë kthehet në shtëpi sepse ai nuk paraqitet në takimin që kishin lënë, me vend dhe orar të caktuar. Ajo është e dèrrmuar që u kthye pa asnjë lajm konkret, ndaj mërzitet shumë.

Mërzinë nuk e fsheh dot, edhe pse shkon në dhomë. Jamani e kupton dhe i shkon nga pas, për ti thënë se askush që jeton në shtëpinë Kirimli, nuk është kurrë i vetmuar pasi të gjithë sëbashku janë një familje. Nana emocionohet shumë nga ato fjalë dhe thotë e përlòtur se Jamani nuk është vetëm ai që duket por edhe një person tepër i brishtë brenda vetes. Jamanit nuk i pëlqejnë, mohon të ketë më shumë se një Jaman, se ai që duket, dhe me aq largohet. Por, fjalët që e lidhin me Nanën nuk i largohen lehtësisht.

Vetëm pak çaste më vonë, pasi zbret tek Jusufi, ky i fundit i thotë se mendon që edhe xhaxhai ka filluar t’a ketë përzemër Nanën por Jamani nuk i përgjigjet dhe largohet. Sakaq, Nana merr telefonatën e fundit nga Haliti. Ai i tregon se vràsèsi i Azizit, është një person që ka vràrè edhe babain e tij, edhe vëllanë e Jamanit. Haliti vdès nga gjàkderdhja para se të thotë emrin e Idrisit por për fat, ka arritur t’i dërgojë Nanës videon ku duket qartazi Idrisi duke vràrè Azizin. Nana shikon videon dhe bota i shembet mbi kokë.

Asaj nuk i ndalojnë lótët, aq sa e zë gjumi i natës me lòt në sy dhe në gjumë përjeton màkth, sikur po qëndron me duart e gjàkosura para vàrrit të Jamanit. Ajo zgjohet nga gjumi, në verandë aty ku e ka zënë dhe në çast shikon Jamanin, të cilit i hidhet në qafë, nga lumturia që ishte ëndërr dhe ai nuk ka vdèkur padrejtësisht për faj të saj. Ndërsa në anën tjetër, Feriti po gjykohet padrejtësisht nga Aisheja. Ajo e dëgjon në një telefonatë që e keqkupton dhe pandeh se ai ka të dashur, gjë që e bën atë t’i sillet shumë ashpër Feritit, ndonëse në të vërtetë ai nuk ka të dashur.