AMANETI/ Nana trónditet nga videoja që shikon

Aisheja dëgjon një bisedë telefonike të Feritit, të cilën e keqkupton dhe pandeh se ai ka të dashur, ndonëse në të vërtetë ai po flet me një vogëlushe që e ka kushërirë. Aisheja që nga ai moment, mban qëndrim, merr Doanë dhe largohet nga vendi ku po qëndronin të gjithë bashkë. Në shtëpi, ajo nuk ndalon së menduari për telefonatën dhe as Feriti nuk ndalon së menduari për të. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, e cila pret të takohet me Halitin në orarin dhe vendin e caktuar por ai nuk paraqitet në takim.

Haliti, personi që do i tregonte Nanës të vërtetën e vràsjès së Azizit nga Idrisi, po përndìqet nga vetë Idrisi, i cili për t’a ndaluar arràtisjen e Halitit, e qèllon atë me àrmè. Plúmbi ia ngadalëson vrapimin Halitit por nuk e ndalon atë plotësisht. Pas shumë përpjekjesh, ai gjen një vend për t’u fshehur që të mund të pushojë. Ndërkohë, Nana ka mbërritur në shtëpi, mëse e mërzitur që sërish nuk e mësoi kush është vràsèsi i vëllait. Jamani e vëren mërzinë e saj, edhe pse ajo nuk flet, ndaj dhe i shkon nga pas në dhomë.

Pa e pyetur se çfarë po ndodh konkretisht, ai thjesht i kujton se nuk është e vetme për sa kohë që jeton në atë shtëpi, sepse në atë shtëpi, të gjithë sëbashku janë një familje e vetme. Nana emocionohet nga ato fjalë dhe i thotë Jamanit se ai nuk është vetëm siç duket por ka edhe një Jaman tjetër brenda vetes, shumë emocional dhe detajist. Jamani, i prerë për të vendosur kufinj, nuk i pranon ato fjalë dhe largohet por pas fjalëve të Nanës, do e zënë fjalët e Jusufit, që shprehet se mendon që ai ka filluar t’a ketë përzemër Nanën.

Nana në ato momente, merr një telefonatë nga Haliti, i cili e kupton veten se është në çastet e fundit të jetës. Ai arrin t’i tregojë vetëm që vràsèsi i Azizit ka vràrè edhe babanë e Azizit dhe vëllanë e Jamanit, por nuk arrin t’i tregojë që është Idrisi. Për fat, këtë ia ka dërguar me video, ku dallohet qartazi Idrisi duke vràrè Azizin me një plùmb të vetëm. Nana rrënohet e tëra nga ajo video dhe duke menduar se ka qenë duke e vràrè Jamanin për hákmarrje, ajo përjeton makth në gjumë, sikur po qëndron duargjàk para vàrrit të Jamanit por kur zgjohet dhe kupton që ishte ëndërr, shikon Jamanin dhe i hidhet atij në qafë.