PREMTIMI/ Narini lèndohet nga fjalët e Kemalit

Oja nuk pranon të dëgjojë asnjë këshillë të Shehrijes, e cila përpiqet shumë të rregullojë situatën mes Kemalit e Narinit me Ojën. Kjo e fundit, vetëm për t’u sjellur atyre sa më shumë telashe në jetë, aksidentohet qëllimisht dhe përfundon në spítal, pa dëmtime të rënda. Narini merr telefonatën e aksidentimit dhe bashkë me Kemalin nxiton në spital. Kur Kemali mëson nga oficeri i pòlicisë se Oja është aksidentuar qëllimisht, shokohet i tëri dhe e ka të vështirë t’ia perceptojë mendja.

Ai bisedon i vetëm me Ojën dhe nuk i beson dot veshëve kur ajo betohet se do ua shkatërrojë jetën për sa kohë që ai mban anën e Narinit, që e quan “gruaja màshtruese”. Narini ndodhet jashtë dhomës në ato momente por dera është e hapur dhe arrin të dëgjojë çdo gjë. Kemali tenton të zbusë Ojën duke i thënë se është i martuar me Narinin vetëm formalisht, për të marrë kujdestarinë e Masallit dhe se me gjithë atë presíon që po i ushtrohet, Narini mund të ishte larguar ama ka ndenjur për hir të Masallit.

Kemali gjithashtu i kërkon të bëjë durim edhe vetëm dhjetë ditë, derisa të vijë dita e gjÿqit, sepse kanë nevojë për Narinin. Gjithë ato fjalë, e lèndojnë Narinin pafund, sepse mendon që ndjenjat e saj për Kemalin nuk janë reciproke. Narini i aprovon të gjitha fjalët e Kemalit para Ojës, e cila e ka të vështirë t’a besojë, e më pas, Narini largohet në zyrën e saj për të vazhduar turnin. Kemali ndihet shumë keq për fjalët që u detyrua të përdorte për të qetësuar Ojën, ndaj i shkon nga pas Narinit në zyrën e saj.

Narini nuk pranon t’a dëgjojë Kemalin, dhe e mbyll bisedën duke thënë se të dy e dinë që janë martuar formalisht. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Xhavidana, që vijon të marrë hèlme tek gruaja màgjistare. Në të vërtetë, ajo nuk është màgjistare por thjesht një màshtruese që nuk përgatit as hèlm por i mbush shishet me ujë të thjeshtë, vetëm për të marrë sa më shumë para nga njerëz të pasur si Xhavidana. Për t’iu futur sa më shumë në jetë që t’i marrë sa më shumë para, ajo i shkon edhe në shtëpi Xhavidanës, pa e lajmëruar.