Kemali e kupton se Narini po gjen çdo punë të mundshme, vetëm që të mos kthehet në shtëpi, për shkak të gjithë problematikave që po sajon Oja, prandaj dhe nuk heq dorë nga ajo. Gjatë kohës që Kemali pret që Narini të përfundojnë çdo punë e të largohen sëbashku që aty, në shtëpinë e tij, Shehrija me Taxhin po bëjnë nga një video urimi për shtatzëninë e Rejhanit. Jashtë shtëpisë, i dashuruari pas Shehrijes vijon të presë për një shpresë nga ajo, por nuk e gjen guximin as t’i dalë përpara.
Pak çaste më vonë, në shtëpi do trokasë Kemali, sëbashku me Narinin. Ajo ka pranuar të kthehet në shtëpi por para se të futen brenda, i moshuari i dashuruar u del përpara, u shpjegon hallin që ka dhe Kemali, duke qenë pro dashurisë, e pranon brenda në shtëpi. Kemali dhe Narini i lënë të vetëm, ndërsa Shehrija përballet me të papriturën, me propozimin e drejtëpërdrejtë për të qenë sëbashku krah njëri tjetrit, si çift. Ndonëse tundohet shumë nga ai propozim, ajo sërish refuzon.
Kemali dhe Narini i vëzhgojnë në heshtje por pa folur fare. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Rejhani dhe gëzimi që ajo ka sjellë në shtëpi me shtatzëninë e saj. Të gjithë kujdesen maksimalisht për të, përfshirë edhe Xhavidanën, e cila përpiqet të kujdeset njësoj si të tjerët, që të mos dyshojë askush tek ajo kur të realizojë planin e dèshtimit të asaj shtatzënie. Brenda asaj dite, Xhavidana do bëjë një atèntat në formë ende më të frìkshme. Ajo shikon Rejhanin që ka hipur mbi karrige për të marrë diçka në dollap.
Duke mos pasur njeri rreth e rrotull, Xhavidana zgjat duart për t’a hedhur nga karrigia por për fat, vjen Nigari në kohë, ulëret duke parë Rejhanin se ku është ngjitur dhe Xhavidana dèshton sërish. Por përpjekjet e saj nuk do ndalojnë në asnjë moment. Për t’u siguruar se Rejhani do e marrë dòzën e hèlmit që ka paguar për të, Xhavidana përgatit lemonata për të gjithë dhe me ritmin e të tjerëve, pi pak edhe Rejhani, por jo aq shumë sa shpresonte Xhavidana sepse çdo aromë i vjen e rëndë në hundë e bezdis.