AMANETI/ Nana hàkmerret ndaj Idrisit

Aisheja vijon të jetë shumë xheloze për Feritin, duke menduar se ai ka një të dashur. Për më tepër, Feritit do i vijë edhe një dhuratë anonime, një bluzë e kuqe për të. Feriti e vesh pa e kuptuar se nga kush i ka ardhur ndërsa Aishes vetëm sa i shtohet ende më shumë xhelozia. Vetëm pak çaste më vonë, Feritit i shkon në zyrë një djalosh i vogël që mban në dorë një letër për të. Feriti lexon letrën me një frymë, se si dikush që vazhdon të qëndrojë anonim, i shkruan se ai fëmijë është fëmija i tij dhe tani e tutje do kujdeset ai për të.

Feriti pyet fëmijën për emrin e nënës por djaloshi nuk përgjigjet. Sapo Aisheja futet në zyrë, Feriti ndërron bisedë dhe kur ajo e pyet për të vogli, Feriti thotë se është djali i një miku që ia ka lënë amanet të kujdeset për të. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana. Ajo, që nga momenti që ka mësuar se Idrisi është vràsèsi i vërtetë, është totalisht e përhumbur. Përhumbja saj shtohet kur futet në depo për të marrë diçka për Jusufin dhe aty gjen edhe fustanin e nusërisë së Seherit, të mbuluar me gjàk nga vràsjà saj në ditën e dasmës.

Ajo fshin lòtët, shkon në zyrën e Jamanit, merr àrmën nga dollapi i tij dhe mëse e vendosur, del që aty duke thënë se Idrisi nuk e meriton të jetojë, ndaj dhe do i japë dënìmin e merituar. Nana largohet nga shtëpia pa i thënë njeriu dhe menjëherë i drejtohet vendit ku po qëndron Idrisi me Kazimin. Me àrmèn që mban në dorë, ajo e detyron Kazimin të largohet dhe gjithashtu detyron Idrisin që t’a ngasë makinën deri pranë pyllit, brenda të cilit do ecin në këmbë, ndërkohë që Idrisi nuk ndalon së përgjëruari që t’a dëgjojë.

Ai gènjen pa ndalim, duke mohuar çdo krim që ka bërë dhe duke u betuar se dikush po shpìf kundër tij, por Nana nuk beson asnjë fjalë. Me lòtët që i rrjedhin rrëke dhe pa thënë asnjë fjalë, ajo e vrèt Idrisin me një plùmb në ballë dhe më pas largohet që aty. Ajo nuk e di se Jamani po e kërkon pasi Jusufi i ka treguar se asaj i ka rënë portofoli. Jamani nxiton t’i japë portofolin por e gjen pasi ka kryer vràsjèn. Ajo është totalisht e përhumbur dhe sapo Jamani i afrohet, ajo bie pa ndjenja në krahët e tij.