Feriti, i lènduar nga sjellja e Aishes, i betohet asaj se ai do i besonte gjithmonë, edhe sikur t’i shkonin pranë me prova duke i thënë se ajo ka kryer një vjèdhje. Aisheja merr Ardën në shtëpinë e saj dhe Feriti shkon në shtëpinë e tij, ku bisedon me Vollkanin çështjen e Ardës, ashtu siç njëkohësisht bisedon edhe Aisheja me Neshenë. Trishtimi i Feritit është vetëm për djaloshin e vogël që nuk po pranohet nga babai i tij biologjik dhe nëna po i vdès. Megjithatë, nuk i ndalon përpjekjet derisa të vërtetohet para Aishes se ai nuk është babai Ardës.
Për këtë, ai telefonon personin që formalisht është i martuar me nënën e Ardës. Teksa pranë vetes ka Aishen, Feriti e telefonon dhe të dy njëherazi e dëgjojnë personin përtej telefonit duke shpjeguar se është martuar me të vetëm sepse ajo ishte bràktisur nga i dashuri dhe nuk donte që t’a rriste fëmijën pa një figurë babai. Për këtë ajo i ka dhënë para dhe atij gjithashtu i ka thënë se babai i Ardës është pòlic dhe quhet Ferit. Pas atyre fjalëve, Feriti irrítohet ende më shumë dhe ulèret në telefon duke kërkuar të flitet e vërteta, por më kot.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana që po luan me Jusufin dhe teksa luan me të në oborr, i kujtohen momentet e afrimiteti me Jamanin. Ky i fundit, i shikon duke luajtur dhe nevrìkoset, pa e kuptuar as vetë se çfarë po bën Nana që ai të nevrìkoset. Ajo e shikon, e spërkat me ujë siç po luan dhe me Jusufin dhe e fton edhe atë të luajë, por Jamani vetëm sa i jep fund asaj loje. Nana nuk ngulmon, ndaj futet brenda në kuzhinë që të gatuajë sëbashku me Jusufin, duke marrë përsipër gjithë drekimin e familjes.
Kur ulen të drekojnë, Jusufi thotë se Nana ka gatuar ushqimet e preferuara të xhaxhait të tij sepse edhe ajo e do tanimë atë. Fjalët e tij sërish krijojnë tensíon, ndaj Nana ngrihet nga tavolina, sjell kasetofonin që ka rregulluar dhe Jamani çuditet, pasi nuk e dinte as që ishte thyer ai kasetofon. Për të është shumë i shenjtë dhe këtë e vërteton duke vendosur kasetën me rregjistrimin e zërit të babait të tij, duke kënduar. Të dy emocionohen nga kënga dhe Nana vendos dorën sipër dorës së tij, si për t’i dhënë kurajo në ato momente por Jamani ia heq dorën dhe largohet.