AMANETI/ Nana surprizon Jamanin me gjestin e saj

Nana del në oborr sëbashku me Jusufin për të luajtur sportin e gjùajtjes me shìgjeta dhe teksa e bën këtë, në mendje i rikthehen të gjitha momentet me Jamanin. Ajo emocionohet por shpejt e mbledh veten dhe vazhdon një tjetër lojë me Jusufin, që të mos i kujtojë më Jamanin siç po bënte ajo lojë. Tanimë ato po luajnë me ujë, duke lagur njëri tjetrin dhe pa e kuptuar as vetë përse, Jamani acàrohet nga loja e tyre. Ai u shkon pranë për t’a ndaluar ndërsa Nana i hedh ujë, që t’a ftojë në lojë.

Jamani irrìtohet ende më shumë dhe i jep fund lojës së tyre, duke shkaktuar edhe mërzìtjen e Jusufit. Që ky i fundit të mos qëndrojë fare i mërzìtur, Nana futet brenda në shtëpi dhe gatuan me të në kuzhinë. Teksa piqet ushqimi drekës, Nana rregullon edhe kasetofonin e fëmijërisë së Jamanit, që Ajnuri e kishte prishur pa qëllim, duke e pastruar. Nana e sjell kasetofonin gjatë drekimit, menjëherë pasi Jusufi sikletos situatën duke thënë se Nana ka gatuar çfarë i pëlqen Jamanit sepse edhe ajo e do atë tanimë.

Sapo sjell kasetofonin e rregulluar, Jamani vendos kasetën me zërin e rregjistruar të babait të tij që ka qenë i talentuar në këndim. Ai emocionohet dhe teksa i flet Nanës për të, e emocionon edhe Nanën. Ajo vendos dorën e saj mbi dorën e tij dhe për pak sekonda Jamani përhumbet, më pas kthjellohet, ia heq dorën dhe largohet nga tavolina. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti me Aishen, ku kjo e fundit merr përsipër të mbajë Ardën në shtëpinë e saj sepse tanimë Arda nuk pranon të qëndrojë në shtëpinë e Feritit.

Feriti është i trishtuar jo vetëm për shpifjen që po i bëhet por edhe për Ardën, që ka një baba biologjik që nuk e pranon dhe një nënë që po i vdès. Megjithatë, është i vendosur të vërtetojë fjalën e tij lidhur me atë fëmijë dhe për këtë, i nis menjëherë përpjekjet. Ai dhe Aisheja telefonojnë personin që rezulton të jetë bashkëshorti i nënës së Ardës por kuptojnë se ai është vetëm formalisht. Ajo i ka dhënë para për t’u martuar, vetëm që Arda të kishte një baba dhe gjithashtu i ka thënë se babai biologjik është një pòlic i quajtur Ferit.