Tollga do tèrrorizojë Harikën, duke i zgjatur duart drejt saj, por ajo nuk e lejon. Në vend që të kërkojë falje, Tollga irrítohet ende më shumë, duke thënë se është lodhur nga tekat e saj dhe fakti që çdo gjë duhet të bëhet vetëm si ajo do. E tmèrruar, Harika kërkon të zbresë menjëherë por para se t’a lejojë të hapë makinën, Tollga e kërcènon se do ia tregojë nënës së saj mesazhet ku ajo ka pranuar se i ka punuar rrèng Omerit dhe se ai asnjëherë nuk e ka dhùnuar. Mes lotësh, Harika largohet.
Ajo i drejtohet shtëpisë së Dorukut, ndërkohë që Doruku po lùfton për dashurinë e së motrës me Kadirin. Për t’ua marrë zemrën prindërve që ia kanë ndaluar Melisës të takohet me Kadirin, Doruku dhe Melisa krijojnë skema sikur Melisa ka hequr dorë nga ushqimi, për shkak të mërzisë së madhe. Pas asaj skeme, Doruku del jashtë në oborr ku po e pret Harika, me një ofertë të majme; ajo i ofron fajtorin e ngjarjes së Asijes, në këmbim të telefonit të Tollgës që duhet t’a marrë Doruku, në një formë apo një tjetër.
Doruku pranon por nuk e pyet se çfarë kërkon nga telefoni Tollgës, sado që çuditet shumë nga kërkesa saj. Ai telefonon Kadirin dhe Omerin, për t’a zgjidhur sëbashku hàkmarrjen ndaj Tollgës dhe ato pranojnë pa hezituar, por fillimisht qetësojnë situatën në shtëpi, sepse Shengyli dhe Orhani janë xhíndosur që nga momenti që kanë mësuar se çfarë u ka ndodhur vajzave si dhe fakti që ato i kanë gënjyer se do shkonin në një festë ditëlindjeje. Pasi qetësohet e gjithë situata dhe djemtë mbrojnë vajzat, ato largohen me Dorukun.
Të katërt sëbashku, i dalin përpara Tollgës, mu para shtëpisë së tyre dhe e ballafaqojnë për atë çfarë u ka bërë vajzave. Pa ditur aspak planin e tyre, Tollga e pohon dhe madje e tregon me detaje se si e ka bërë atë kúrth. Gjatë ballafaqimit, Doruku i merr telefonin fshehurazi dhe ato largohen, pa e rràhur Tollgën, gjë që atë e çudit, sepse nuk e di që ato e kanë filmuar të gjithë ballafaqimin. Ndërsa telefonin e tij ia dorëzon Ogulxhani Harikës, pasi lexon bisedën e saj me Tollgën dhe shpreh lèndimin që ka marrë nga ajo. E lènduara e vërtetë do jetë Harika, mëngjesin e të nesërmes, kur autoritetet përkatëse u futen në shtëpi dhe i marrin çdo gjë me vlerë për të shlyer bòrxhin ndaj bankës.