PREMTIMI/ Oja ja del të prish planin e Kemalit me Narinin

Emiri vendos të lumturojë ende më shumë Rejhanin, duke i përgatitur asaj një surprizë të rradhës. Për këtë, ai mbulon gjithë dhomën e tyre gjithandej me petale trëndafilash. Rejhani surprizohet së tepërmi, e përqafon me shpirt dhe e falenderon nga zemra. Gjithë ajo lumturi që i vjen nga surpriza e Emirit, i venitet nga një dhìmbje shumë e fortë në bark. Për të mos e panìkosur Emirin, ajo futet në tualet, ku qëndron derisa dhìmbja lehtësohet. Më pas, ajo del nga tualeti dhe qetëson Emirin.

Rejhani e bind se një gjendje e tillë është mëse normale në fillimin e shtatzënisë dhe se ai mund të largohet për në punë, duke i premtuar se në momentin e parë që do ndihet keq, do e telefonojë atë. Megjithatë, Emiri nuk mjaftohet me aq por ia lë amanet edhe Melikesë që ajo t’a kontrollojë vazhdimisht Rejhanin. Me t’u larguar Emiri, Zejnebi shkon të shohë Rejhanin dhe ndonëse Rejhani e mohon, ajo e vëren se nuk është fare mirë. Këtë ia transmeton edhe Melikesë, e cila thotë se kjo gjendje është normale për një femër me barrë.

Ato nuk e lëvizin nga dhoma Rejhanin, derisa në shtëpi rikthehet Emiri, dhe vendosin që t’ia prezantojnë Rejhanit surprizën me videot që kanë bërë të gjithë për të. Surpriza vjen shumë e papritur për Rejhani dhe përveç lumturisë, i sjell edhe lòt, që vijnë nga mirënjohja dhe falenderimi. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Kemali, që është i vendosur të rrëfehet para Narinit, në një darkim jashtë shtëpisë, vetëm për vetëm në një restorant shik. Vendimit të tij, Oja i kundërvihet shumë.

Duke mos mundur të bëjë asgjë për t’a ndaluar vëllanë e saj, ajo vendos të punojë fshehurazi. Për këtë, Oja telefonon restorantin ku Kemali ka rezervuar dhe e anullon rezervimin. Si hap të dytë dhe më të rëndësishëm, ajo shkruan në një letër një adresë të gabuar, ia dorëzon Shehrijes dhe i thotë se Kemali ia ka lënë porosi që t’ia japin Narinit. Kjo e fundit, e beson se letra ka ardhur nga Kemali dhe me taksi largohet për në atë adresë por e gjen veten në mes të asgjë, ndaj telefonon Kemalin dhe i kërkon t’a marrë që aty, sepse ka humbur.