Një ngjarje e pazakontë do marrë vend në shtëpinë e Korolluve, ku Sedati do gjejë Hajriun në dhomën e tij dhe të Nalanit. Ai përvesh menjëherë mëngët dhe të njëjtën gjë bën edhe Hajriu, i cili nga mllèfi që ka për Sedatin, nuk mendon as të sqarojë veten përse ishte në dhomën e tij. Familja zgjohet dhe u shkon pranë nga zhurma që dëgjojnë por për fat, Takoja arrin t’a mbajë në dhomë Rafetin, që ai të mos e rëndojë më tepër situatën. Muzoja i qetëson të gjithë, i dërgon në dhomat e tyre dhe me Sedatin e Hajriun del në oborr.
Pas shumë herësh që Sedati e pyet, Hajriu thotë se është futur në dhomë sepse kishte sjellë një ëmbëlsirë për Nalanin, të preferuarën e saj. Përgjigjia tij ende më shumë e irrìton Sedatin por Muzo e qetëson, duke i thënë se ia ka kërkuar ai Hajriut që t’a sillte ëmbëlsirën për Nalanin. Hajriu me aq largohet që aty por mllèfi Sedatit nuk largohet. Ndonëse është qetësuar, ai urdhëron Muzon që asnjëherë më të mos e thërrasë Hajriun, për asnjë lloj nevoje që mund të ketë, sepse nuk e duron fytyrën e Hajriut në shtëpi.
Pasi aprovon kërkesën e mirëkuptueshme të vëllait të tij, Muzo e këshillon atë të ketë kujdes me sjelljen e tij ndaj Nalanit, sepse kjo është mundësia tij e fundit dhe nuk do ketë një tjetër. Sedati e merr parasysh këshillën e Muzos dhe i drejtohet menjëherë Nalanit por kjo e fundit nuk pranon të flasin dhe justifikohet duke thënë se ka gjumë. Sedati fle pa humbur më tepër kohë por Nalani nuk fle dot sepse e zgjon Hajriu me mesazhin e tij, ku sërish i shkruan se nuk do heqë dorë nga ajo por do e presë.
Ai po e pret edhe fizikisht, poshtë shtëpisë, ku ka shkuar me një makinë që po e përdor për të vendosur muzikë me zë shumë të lartë, aq sa rrezìkon të zgjojë gjithë lagjen. Nalani i përgjigjet mesazhit të tij në formë të prerë, se mes tyre ka mbaruar çdo gjë që ka qenë dhe me aq, bie të flejë. Mëngjesin e të nesërmes, ajo zgjohet si një person totalisht tjetër, e hareshme dhe shumë optimiste, duke gatuar mëngjesin për të gjithë familjen, sipas preferencave që ato kanë. E gjithë familja çuditet që ajo po e ndrydh dhìmbjen ashtu por nuk e ngàcmojnë, përkundrazi, e mbështesin.