AMANETI/ Nana shkruan një letër për Jamanin

Ajnuri vijon t’a ngàcmojë Nanën me aludimet e saj, se Nana e bën gjithçka vetëm që të bjerë në sy të Jamanit e të jetë një ditë e zonja e asaj shtëpie, duke qenë krah tij si partnere jete. Pavarësisht se sa mundohet Ajnuri, Nana nuk i përgjigjet aspak. Ajo merr një telefonatë që e gëzon, pasi mjeshtri i dyqanit ku dërgoi telefonin për t’u rregulluar dhe i premtoi se do i rikthehet telefoni me gjithçka siç e ka pasur. Pas asaj telefonate, Nana bindet se fundi i Idrisit është shumë afër dhe ai do paguajë për gjithçka.

Gjatë kohës që ajo ndodhet në dhomë, pranë Jusufit është xhaxhai i tij Jamani, që po shfrytëzon gjithë kohën e mundshme për të kaluar kohë me të. Atë kohë të lirë që i mbetet Nanës për vete, ajo do e shfrytëzojë për të shkruar një letër, që do ia dedikojë totalisht Jamanit. Në atë letër, Nana do i mbushë rreshtat me rrëfim të sinqertë e të detajuar, që nga fillimi e deri në fund të ardhjes së saj në atë shtëpi, se kush është dhe çfarë misioni ka pasur me vete. Pasi e përfundon letrën, Nana fshin lòtët dhe i drejtohet zyrës së Jamanit.

Jamani vijon të jetë në dhomën e Jusufit, ndaj ajo lirisht e vendos letrën në një nga sirtarët e zyrës. Ajnuri e shikon duke vendosur diçka dhe sapo ajo largohet, tenton të futet brenda e t’a marrë letrën por Adaleti i shkon pranë, e thërret për të vazhduar punën dhe nuk largohet nga dhoma pa Ajnurin. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti, i cili i premton Aishes se pavarësisht qëndrimit të saj dhe mosbesimit që ka, ai do ia vërtetojë se Arda nuk është djali tij, ndonëse në këtë pikë, do donte që ai fëmijë i pafajshëm të ishte djali tij.

Për t’a bërë Gylshahun të flasë, Feriti i shkon sërish në spital por ajo nuk pranon të flasë. Vetëm pak çaste më vonë, Aisheja e dëgjon Gylshahun në një bisedë telefonike ku ajo i tregon personit përtej telefonit gjithë të vërtetën, se Feriti nuk është babai i fëmijës. Ajo përmend edhe emrin e mbiemrin e vërtetë të babait biologjik dhe brenda ditës, Aisheja e thërret dhe e mban atë në kòmisariat. Në një rrëfim të sinqertë para Feritit, ai tregon se është larguar nga Gylshahu sepse nuk e pranon dot që ajo po vdès. Feriti e mirëkupton, e ngushëllon por edhe mundëson ribashkimin e tyre si familje.