Muzo e kupton se Nalani dhe Bilura kanë sajuar një skemë të tërë gènjeshtre dhe instikti e çon të besojë se pas asaj gènjeshtre qëndron e vërteta e Hajriut. Ai u shkon vajzave pranë në një moment që ato ndodhen të vetme por të dyja e mohojnë aludimin e tij. Nalani përshëndetet me Bilurën dhe kjo e fundit i drejtohet derës për t’u larguar por Muzo i shkon nga pas dhe ngulmon në të tijën, se Nalani atë natë ka qenë pranë Hajriut. Në një moment, Bilura detyrohet t’a pranojë sepse shikon që Muzo e ka krijuar tanimë atë bindje.
Të dy bien dakord për një gjë të vetme; se do bëjnë të pamundurën për t’a mbrojtur Nalanin maksimalisht nga çdo rrezìk që mund t’i vijë. Gjatë kohës që ato flasin, Nalani futet në dush, ku qàn me dènesë teksa kujton rregullat e rrèpta me të cilat Ferideja e ka rritur, dhe çfarë bëri ajo atë natë. Si të mos mjaftonte, Hajriu e telefonon, ndërkohë që Nalani ka pas derës Sedatin, që ka nisur t’a kontrollojë si i fìksuar. Sedati e kërkon me patjetër vëmendjen dhe intìmitetin me Nalanin, aq sa ajo nuk e refuzon dot më.
Por, sapo Sedati i merr puthjet e para, ajo ndjen nèveri dhe shkon në tualet për të vjèllur, gjë që Sedatin e irrìton pafund dhe fle i zemërùar me të. Gjatë asaj nate, Nalani nuk do jetë aspak e qetë dhe në ëndërr, do përjetojë màkthe të njëpasnjëshme ku do shikojë Feridenë. E pànikosur, mëngjesin e të nesërmes ajo zgjohet shumë herët dhe shkon pranë vàrrezave që të vizitojë edhe vàrrin e Feridesë, edhe të nënës që e solli në jetë Nalanin, Semasë. Sedati zgjohet dhe kur nuk e gjen aty, nèvrikoset ende më shumë.
Gjithë nèvrikosjen e tij, ai do e shpèrthejë menjëherë pas akùzave të Gylxhihanës që aludon se ku ka qenë ai natën e kaluar. Sedati i sugjeron të kujdeset më tepër se çfarë bën vajza e saj Selena, dhe kështu i tregon për Emirin. Gylxhihana në atë moment vendos të marrë frerët në dorë dhe të ballafaqohet vetë me Emirin. Për këtë, ajo përdor fshehurazi telefonin personal të Selenës, nga ku i dërgon mesazh Emirit për t’u takuar në hotel dhe Emiri përgjigjet menjëherë, duke pranuar me kënaqësi të takohen.