Vajza në dritare/ Sedati irrìtohet nga sjellja e Nalanit

Muzo krijon bindjen e tij se Nalani ka qenë pranë Hajriut dhe po e përdor Bilurën për t’i bindur të tjerët në një gènjeshtër, ndaj u shkon pranë dhe i pyet hapurazi, por pavarësisht komoditet për të folur me Muzon, Nalani nuk e pranon diçka të tillë në mënyrë të prerë. Atë bindje të Muzos do e konfirmojë Bilura, në momentin që po pret makinën e saj për t’u larguar dhe pranë ka Muzon, që i flet vetëm i shqetësuar për Nalanin. Të njëjtin shqetësim ndan edhe Bilura, prandaj ato mirëkuptohen për të ruajtur Nalanin nga Hajriu.

Ndërkohë Nalani shkon në dhomën e saj dhe futet menjëherë në dush, duke ndjerë tùrp nga vetja e duke qàrë me dènesë teksa kujton çfarë bëri atë natë me Hajriun dhe për çfarë ka lùftuar Ferideja gjatë gjithë jetës së saj, me rregullta strikte dhe dènime çnjèrëzore. Hajriu e telefonon teksa ajo ndodhet në dush dhe telefonin e ka me vete por Nalani vendos të mos i përgjigjet. Pasi del nga dushi, Sedati nis t’i afrohet dhe ajo nuk ka më rrugë tjetër veçse t’a pranojë të kenë intimitet sëbashku.

Në puthjet e para që Sedati i dhuron, Nalanit i vjen për të vjèllë dhe ngrihet me shpejtësi nga shtrati për të shkuar në tualet. Sedati pandeh se ajo ka nèveri nga ai ndaj dhe po vjèll por Nalani betohet që nuk është ashtu, ajo ka vetëm trazime stomaku. E dyzuar dhe me mendime të ngatërruara, Nalani rikthehet në dhomë dhe fle shumë shpejt, por gjumi i saj do jetë ende më i trazuar se stomaku i saj, pasi do shikojë màkthe me Feridenë, të cilat do e shqetësojnë aq shumë saqë menjëherë në mëngjes, ajo do shkojë pranë vàrrezave.

Sedati zgjohet nga gjumi dhe irrìtohet shumë që ajo ka dalë aq herët. Me natyrën e tij kontrolluese që u shfaq papritmas, të gjithë çuditen, veçanërisht nëna e tij Gylxhihana, e cila edhe trònditet kur Sedati i sugjeron të ketë edhe ajo pak kontroll mbi Selenën dhe kështu i tregon se ku ka qenë ajo natën e kaluar. Me zemrën që i rrèh shumë shpejt, Gylxhihana merr fshehurazi telefonin e Selenës dhe lë takim me Emirin në një hotel, takim të cilit ai i përgjigjet menjëherë pozitivisht.