Xhemreja takohet me Jonxhën për të kërkuar ndihmën e saj në hakmarrjen që pretendon të bëjë por Jonxha jo vetëm që refuzon, por edhe i përgjërohet të rikthehet në klinikë e të vazhdojë kurimin, gjë që Xhemreja e kundërshton.
Gjatë asaj kohe, e urryera saj Rejhani dhe Emiri, po presin rikthimin e Merjemit në shtëpi për t’iu përgjëruar që të pranojë ndihmë financiare, por më kot. Ato largohen që aty dhe rikthehen në shtëpi, pa e ditur se Xhemreja po i shikon.
Ajo është futur fshehurazi dhe nga ku ndodhet, kupton se Rejhani është shtatzënë. Nga mllefi që vetëm i shtohet, ajo arrin të futet edhe në dhomën e tyre për të mbytur Rejhanin në gjumë por nuk ia del dot sepse vjen Emiri.
Sakaq, xhaxhai Emirit, Kemali, refuzon në shtëpi Narinin, e cila vjen vetëm pasi Shehrija i tregon se Masalli ka hequr sërish dorë nga e folura. E lënduar, Narini lë në prag të derës unazën e martesës dhe largohet.