Vajza në dritare/Nalani pranon ftesën e Tyrkanës

 

Nalani surprizohet pafund nga shtëpia që ia ka ndryshuar Rafeti me Bilurën por kjo e fundit ia lë meritat vetëm vetes dhe Hafizesë, sepse e di që Nalani nuk do pranonte asgjë nga Korollutë. Por gëzimi zgjat shumë pak.

Në dhomën e saj, Nalani i rrëfen Bilurës historinë e përdhunimit të nënës së saj Semasë, jetës së vështirë me Feridenë dhe se si Hajriu e ka nxjerrë në jetë, në çdo aspekt. Vetëm pak çaste më vonë, Nalani do të largohet për tek shtëpia tij.

Ajo e gënjen Bilurën se për ku po largohet por Bilura sëbashku me Muzon i shkojnë nga pas. Ato e shikojnë duke u përqafuar me Tyrkanën dhe mbesin të shokuar, ndërsa Tyrkana lumturohet pafund që ajo iu përgjigj ftesës së saj.

Përveç tyre, Hajriu do mbetet po aq i shokuar ndërsa Nalani do frikësojë Tyrkanën duke i sqaruar se nuk do kthehet me Hajriun, edhe nëse ato divorcohen. Sakaq, frika bie edhe në shtëpinë e Korolluve, sepse Gylxhihana alivanoset, dërgohet në spital dhe u thonë se nuk ka shumë shpresa për të.