Kadiri futet krah për krah me Xhemilen teksa po shkojnë tek marketi lagjes dhe ajo ndjen dhembje në plagën e saj. Melisa në ato momente po i shkonte Kadirit surprizë por pamja që i del para syve e kthen mbrapsht, mëse të lënduar.
Lëndimin që ndjen, ajo do e ndajë vetëm me Kaanin, i cili e shikon të shqetësuar dhe i ofrohet të flasin. Paralelisht, Asija ndahet nga Doruku. Në mënyrë shokuese, ajo mëson nga Tollga se Akifi e ka qëlluar Erhanin dhe ia ka lënë fajin Kadirit.
Për më tepër, mëson më të rëndën, që Doruku ka qenë në dijeni të gjësë, gjatë gjithë kohës. Asija mes lotësh, betohet se çështjen do e kalojë në polici por për këtë, atë do e ndalojë Ajbyke, e cila i kujton disa të vërteta.
Të vërtetat janë që punët e familjeve të tyre, janë të lidhura në mënyrë të drejtëpërdrejtë me Akifin dhe nuk bëjnë dot gjë kundër tij sepse rrjedhimisht do humbisin të gjithë të ardhurat.