PREMTIMI/Doktoresha tmerron Rejhanin me lajmet e njëpasnjëshme

Kemali do e gdhijë ditën duke rregulluar orën e Narinit, të cilën ia dorëzon Taxhit për t’a dërguar tek ajo. Masalli e dëgjon bisedën e tyre dhe fshehurazi i futet në makinë Taxhit, për të shkuar tek Narini.

Narini dhe Masalli përqafohen mes lotësh të pambarimtë për të dyja, derisa Masallin e zë gjumi në krahët e saj. Kemali ndërkohë, është frustruar mjaftueshëm pas gjithë shqetësimit që kaloi duke menduar se dikush e rrëmbeu.

Ai shkon në spital njëherazi me Emirin dhe Rejhanin që shkojnë për kontrollin e rradhës për Rejhanin. Për shkak të frustrimit të Kemalit, Emiri qëndron për pak me të ndërsa Rejhani futet për të kryer vizitën e saj, që do ia ndryshojë jetën.

Në mënyrë të dhembshme, ajo mëson nga doktoresha se nëse do e lindë fëmijën, do rrezikojë jetën e saj sepse ajo është e sëmurë. Si të mos mjaftonte, ajo gjithashtu mëson mes lotësh se është shansi saj i fundit dhe i vetëm për të qenë nënë.