Rejhani del nga zyra e doktoreshës dhe përballë vetes gjen Emirin, i cili pret me padurim të dëgjojë të rrahurat e bebesë por Rejhani gënjen duke thënë se ajo i dëgjoi, çdo gjë është në rregull dhe tani mund të largohen që aty.
Gjithë ngarkesën emocionale dhe vendimin e madh, ajo e mban e vetme si barrë. Në anën tjetër ndodhet Kemali, i cili kthehet në shtëpi me Masallin por edhe me Narinin, duke irrituar pafund Ojën, e cila edhe e kundërshton ardhjen e saj.
Kemali i thërret të gjithë familjarët para vetes dhe shpjegon të vërtetën e martesës me Narinin. Për më tepër, ai e fton të jetojë sërish me to, si dado e Masallit meqë kjo e fundit është aq e afektuar pas saj, por Narini nuk pranon.
Ajo e shikon më të përshtatshme që thjesht t’a vizitojë çdo ditë e më pas të largohet. Ndërsa Shehrija, përveçse shokohet, edhe nuk e beson se martesa tyre ka qenë e rreme, duke i thënë Narinit se e ka parë me sytë e saj dashurinë e tyre reciproke.