AMANETI/Halla Jamanit ndalon thashethemet e Ajnurit për Nanën

Feriti e merr Aishen me forcë dhe e mbyll në dhomën e marrjes në pyetje, ku nuk e bën të flasë derisa ai kujton se çfarë ka ndodhur atë ditë dhe kupton kurthin e Pelinit. Ai ka çuar edhe gjakun për analizë sepse që atë ditë, e dinte se diçka ndodhi.

Feriti i betohet se do ia vërtetojë se i kanë futur gjak në trup por Aisheja nuk e beson. Megjithatë, e bisedon me Neshenë atë çështje dhe rastësisht, i dëgjon edhe Koraji, i cili merr menjëherë masa që të mos zbulohet e vërteta.

Në anën tjetër ndodhet Nana, e përlotur nga historia e hallës së Jamanit, të cilën Jamani e pranoi në shtëpi, si më të madhen e asaj familjeje. Lotët e Nanës dhe interesimi saj për gjendjen e tij, do ndikojnë po aq sa fjalët e Seherit të hedhura në letër.

Ato, sëbashku me hallën kalojnë disa çaste shumë të këndshme. Ajnuri i shikon dhe nga xhelozia, përpiqet t’a nxisë hallën kundër Nanës por halla e Jamanit nuk e lejon në mënyrë të prerë që të bëjë thashetheme.