AMANETI/Sjellja Nanës e afron më shumë me Jamanin

Halla e Jamanit tregon shumë vështirësi e tortura të mëdha përgjatë jetës së saj, gjë që i pikëllon të gjithë. Jamani e pranon në shtëpi si më të madhen e familjes dhe menjëherë më pas shokohet nga Nana që përlotet nga historia hallës.

Teksa Nana shpjegon çfarë ndjeu nga ajo histori dhe e pyet Jamanin se si ndihet ai, ky i fundit mendon vetëm fjalët e Seherit të hedhura në letrën që gjeti dhe ende më shumë mahnitet nga Nana, e cila do sjellë edhe çaste komike pak më vonë.

Në dhomën e Zijait ku halla akomodohet, Nana bën gabime fjalësh për shkak të gjuhës që është e huaj për të. Halla e mirëkupton dhe vetëm pak çaste më pas, asaj i shkon në dhomë Ajnuri, e cila tenton t’a mbushë atë kundër Nanës por halla nuk e lejon të bëjë thashetheme.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti, i cili ballafaqohet me Aishen, i shpjegon se ka qenë kurth takimi në park dhe i betohet se do ia vërtetojë me analizat që do tregojnë se në gjak i është gjendur sasi droge. Sërish, Aisheja nuk e beson por teksa e flet këtë me Neshenë, Koraji i dëgjon dhe merr masa.